Kosova
Buxheti i Kosovës për vitin 2021 do të tkurret për së paku 200 milionë euro
Mbi 200 milionë euro më pak do t’i ketë buxheti i vitit 2021, i cili pritet që të shkojë në Kuvend në fund të tetorit. Kjo do të jetë sfida e radhës e Qeverisë për sigurim të votave për ta kaluar këtë projektligj, i cili parasheh që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë 2.4 miliardë euro.
Sipas zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, e rëndësishme është që brenda partnerëve qeveritarë të ketë konsensus për miratimin e këtij projektligji.
“Ne brenda Qeverisë nuk jemi duke mundur që të bëjmë ndryshime të mëdha në buxhet për t’i kryer obligimet ligjore dhe këtë logjikë, duhet të kuptohet edhe në Kuvend. Ekonomia nuk mund të prodhojë numra sipas dëshirës. Ekonomia është dhe pjesa e të hyrave varet nga niveli i zhvillimit ekonomik dhe ne po e dimë në çfarë gjendje është sektori privat”, ka thënë Krasniqi.
Në projeksionet buxhetore për 2021 nuk parashihet ndonjë mbyllje tjetër ekonomike shkaku i pandemisë Covid-19 dhe se vlerësimet janë që do të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind.
Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit thotë se duhet pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë dhe se buxheti për 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masat zbutëse që mund të vendosën në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, nëse është e nevojshme.
Megjithatë, Krasniqi ka thënë se në projektbuxhet kanë paraparë që të ketë një vazhdim të programit për rimëkëmbje.
“Do të kemi pjesë të fondeve 30 milionë euro për shkaqe shëndetësore dhe pjesa tjetër, varësisht nga rrethanat ekonomike dhe nevojave, do të shohim se cilat masa nga rimëkëmbja ekonomike do t’i financojmë. Është një fond diku 150-160 milionë, që do të jetë për programin shëndetësor”, ka deklaruar Krasniqi.
I pyetur nëse do të jetë në buxhet për 2021 projekti për autostradën e Dukagjinit, Krasniqi ka thënë se ende nuk janë dorëzuar projektet nga Ministria e linjës dhe se është përgjegjësi e saj të shohë cilin projekt e ka prioritet. Por, thotë se i kanë këshilluar që prioritet t’i kenë projektet ekzistuese.
Shkaku i pandemisë, rënia ekonomike në Kosovë është për 6.5 për qind. Ndërkohë, Banka Botërore ka paraparë një tkurrje të ekonomisë për 8.8 për qind. Por, për vitin e ardhshëm FMN-ja parasheh që të ketë një kthim të ekonomisë prej 4.5 deri në 6 për qind./Koha
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












