Jeta në Zvicër

Café Pro, një mundësi për të gjetur punë pa prezantim burokratik

Takimi i shpejtë si një mundësi punësimi, Café Pro ua lejon punëdhënësve dhe kandidatëve të takohen jozyrtarisht

Një nga qëllimet e Café Pro është që të kapërcejë kufijtë në mes të CV-së dhe letrës së motivimit. Café Pro u hap në shkurt të vitit 2017, fal dy specialistëve nga Neuchâteli, të specializuar për resurse humane, informon albinfo.ch. Që atëherë, aktivitetet e shoqatës, që bashkojnë punëdhënësit dhe njerëzit me nevojë pune rreth një kafeje, janë zhvilluar në të gjithë pjesën frankofone të Zvicrës, nga Gjeneva në Fribourg.

Takimi i parë i vitit do të mbahet në Yverdon, më 19 shkurt, në restorantin La Pinte. “Kjo është hera e dytë që kemi organizuar një ngjarje të tillë në qytetin termal”, thotë Joëlle Dey-Boada, ambasadorja e organizatës. Përveç saj qëndron edhe Marjorie Morel, e cila së shpejti do ta pasojë shumë shpejt. Ajo vazhdon: “Në takimin tonë të parë, kishin ardhur tetë kompani. Gjithsej, ata kishin njëzet e shtatë vende të lira. Nga ana tjetër, 130 persona kishin realizuar udhëtimin”.

Sipas Joëlle Dey-Boada, ky veprim është duke funksionuar si është më së miri, pasi deri më tani janë punësuar mbi 20 persona, shkruan “24 Heures”, informon Albinfo.ch.

“Me këtë sistem, punëkërkuesit dhe sipërmarrjet janë fitimtare”, thotë Marjorie Morel. Të parët kanë mundësi të bëjnë disa intervista me punëdhënës, në punë konkrete dhe punëdhënësit të kursejnë shumë kohë dhe para: Nuk ka nevojë të publikojnë reklama dhe të rendisin një mal të CV-ve”.

Në takimin e radhës që do të mbahet në La Pinte, organizatorët shpresojnë të mirëpresin më shumë njerëz sesa herën e fundit. “Ne do të donim të pranonim dhjetëra kompani dhe pak më shumë se 200 njerëz”, nënvizon Marjorie Morel. “Jemi në kontakt me kompani të ndryshme dhe gjërat po përgatiten mirë”.

Për të gjetur të gjitha aktivitetet e Café Pro, mund të vizitoni: ww.cafepro.ch