Calmy-Rey dhe Merkel, konfirmojnë raportet e mira fqinjësore
Shefet e dy vendeve fqinje në takimin e tyre kanë vendosur në plan të parë çështjet për të cilat ato kanë qëndrime pajtuese
Ritheksimi i raporteve të mira fqinjësore dhe disa mospajtime të vogla kanë karakterizuar takimin që presidentja e Zvicrës Micheline Calmy rey ka zhvilluar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.
Në fokus të takimit kanë qenë çështjet si negociatat mbi taksat, projekti Neat dhe konflikti rreth zhurmës së aeroplanëve. Ky i fundit, ka acaruar disa herë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Siç shkruan gazeta Tages Anzeiger në portalin e saj, dy shefet e vendeve fqinje në takimin e tyre kanë vendosur në plan të parë çështjet për të cilat ato kanë qëndrime pajtuese.
«Është normale që në mesin e fqinjëve ndodhin edhe probleme», citon gazeta presidenten Rey.
Ajo ka nënvizuar se vendi i saj po i përmbahet strategjisë për «paranë e pastër» që nënkupton se nuk tolerohen më para të dyshimta në bankat zvicerane.
Nga ana e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur pozitivisht për unifikimin e qëndrimeve në mes të dy vendeve lidhur me marrëveshjen për taksim të dyfishtë.
Merkel ka treguar mirëkuptim edhe lidhur me rrugën bilaterale që ka zgjedhur Zvicra për bashkëpunimin me vendet e BE-së.
Ndërsa rreth problemit të zhurmës së aeroplanëve në zonën ndërkufitare, kancelarja gjermane është shprehur se punët, në rrafshin teknik, kanë ecur mirë.
Presidentja e federatës zvicerane është pritur sot me nderime ushtarake në Berlin nga presidenti gjerman, Christian Wulf.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











