Calmy-Rey: Padi Gadafit për mbajtjen peng të zviceranëve
Arsye për padinë është fakti se dy ish pengjet janë në shtëpi ndërsa Ambasada e Zvicrës në Tripoli tashmë është e mbyllur, ka thënë Rey
Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, në intervistat që ka dhënë për dy gazeta zvicerane që botohen të dielën, (“NZZ am Sonntag” dhe “Sonntag”) ka deklaruar se diktatori libian, Gadafi do të paditet për mbajtjen peng të dy qytetarëve zviceranë.
Ajo, me këtë rast u ka bërë thirrje organeve zvicerane të drejtësisë që të nxjerrin para gjyqit regjimin e Gadafit për rrëmbimin dhe mbajtjen rreth dy vjet peng të zviceranëve Max Göldi dhe Rachid Hamdani.
Siç dihet, kjo mbajtje peng kishte shkaktuar një krizë të rëndë diplomatike në mes të Zvicrës dhe Libisë.
Calmy Rey ka përmendur „ndryshimin thelbësor të rrethanave” si faktor për ngritjen e një padie të tillë. Ky ndryshim ka të bëjë me faktin se, dy ish pengjet janë në shtëpi ndërsa Ambasada e Zvicrës në Tripoli tashmë është e mbyllur.
„Tashti jemi të lirë në veprimet tona” ka thënë presidentja e vendit, njëherësh ministre e jashtme, Micheline Calmy-Rey.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin...
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











