E-Diaspora
Caritasi zviceran nënshkruan marrëveshje me MPMS-në për personat e riatdhesuar
Caritas Zvicra nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës në lidhje me projektin “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Reintegrimit Social-Ekonomik (SUREP) për tre vjetët e ardhshme.
Sipas zyrës së Caritasit, ky është një projekt shumë i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tij do te mbështeten të kthyerit dhe grupet e rrezikuara në Kosovë.
“Deri në 1000 persona të riatdhesuar do të përfitojnë nga riintegrimi ekonomik, mbështetja psikosociale dhe këshilla ligjore. Projekti gjithashtu do të forcojë kapacitetet e institucioneve publike në nivel lokal që janë përgjegjës për personat e riatdhesuar”, tha Skender Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Fillimi i këtij projekti dhe nënshkrimi i marrëveshjes sot konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në Kosovë. Jemi të kënaqur që Caritasi zviceran po bashkëpunon me institucionet në Kosovë për të mbështetur grupet e cenueshme të shoqërisë”, tha ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Në anën tjetër, Vera Haag Arbenz, Drejtore e Zyrës së Caritas në Kosovë tha: “Projekti synon të ofrojë për 1.000 persona të kthyer nga Evropa një perspektivë të besueshme për jetesë të tyre në Kosovë. Ne jemi të lumtur që e realizojmë projektin në bashkëpunim me organizatat partnere me përvojë, Agjencinë për Promovimin e Punësimit (APPK) dhe Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës”.
Sipas Arbenz, partnerët e Caritasit zviceran do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre me institucionet lokale, si Qendrat e Aftësimit Profesional, Qendrën për Mirëqenie Sociale dhe Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim, për të siguruar sinergji të veprimit dhe ndikimin më të mirë për mirëqenien e të kthyerve. Projekti do të monitorohet nga Caritasi zviceran për të siguruar që nevojat dhe shqetësimet e personave të riatdhesuar janë adresuar.
Donatorët kryesorë të Projektit të Riintegrimi të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar (SUREP) janë Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Caritas Zvicër dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Caritasi zviceran ka qenë e angazhuar në Kosovë për pothuajse 20 vjet, duke mbështetur personat e prekur nga varfëria dhe grupet e cenueshme të shoqërisë. Me qëllim të forcimit të zyrës së vendit në Kosovë dhe programit, zyra është zhvendosur në dhjetor nga Prizreni në Prishtinë. Kjo i mundëson Caritasit zviceran që të veprojë në nivel kombëtar dhe të jetë më afër partnerëve të saj kryesorë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026













