Lajme
Çeku: Anëtarësimi në NATO, synim strategjik i Kosovës
Janë graduar 16 kadetët e gjeneratës së tretë, të cilët tashmë janë nëntoger në nivelin më të lartë të edukimit profesional dhe kombëtar për t’i bashkangjitur njësiteve të FSK-së.
Me këtë rast presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se kjo arritje shpreh përkushtimin, vullnetin dhe angazhimin për shkollim në mënyrë që kjo gjeneratë të aftësohet dhe të ngrihet në karrierë, duke i shërbyer me profesionalizëm vendit dhe popullit tonë.
Ndërsa, ministri i FSK-së Agim Çeku i përgëzoi kadetët për këtë arritje të madhe, duke thënë se synim paqësor i Kosovës është aderimi në Aleancën Veri-atlantike si rruga më e mirë për të ardhmen e sigurt të vendit tonë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Erhard Buhler për herë të pare ka prezantuar çmimin vjetor të komandanti i KFOR-it për kadetin më të mirë të FSK-së.
Ky çmim këtë vit për përformancën e jashtëzakonshme i takoi kadetit Vedat Shaqiri.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe... -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë











