Kosova
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë
Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA
Edicioni i gjashtë i Art Without Limit International Film Festival është përmbyllur me një ceremoni festive në Kino ARMATA në Prishtinë, në nder të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, transmeton albinfo.ch.
Mbrëmja solli atmosferë të ngrohtë, përplot emocion, art dhe frymëzim nga pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë.

Programi u hap me një performancë nga Kori i Fëmijëve “Okarina”, nën dirigjimin e profesoreshës Elikona Hysaj Shala, duke sjellë energji pozitive dhe entuziazëm në sallë. Po ashtu u shfaq premiera e filmit “Sara”, një histori që trajton fuqinë e karakterit dhe kapërcimin e kufizimeve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Pika kulmore e mbrëmjes ishte shpallja e fituesve të AWL 2025. Çmimet u ndanë nga personalitete të rëndësishme diplomatike:
Ambasadori i Zvicrës, Jürg Sprecher
Ambasadori i Belgjikës, Grégoire Cuvelier
Ambasadori i Austrisë, Georg Schnetzer
Përfaqësuesja e Ambasadës së Holandës, Julia Rujiter
Përfaqësuesja e Ambasadës së Italisë, Kiara Castaldo
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Malit të Zi, Bernard Cobaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, ministra, diplomatë dhe figura të njohura nga fusha e artit, aktivizmit dhe shoqërisë civile. Regjisorët pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës pranuan trofetë me emocion dhe krenari.
Fituesit e AWL 2025
Best Documentary: Actually, I Didn’t Want to Stay Long – Gjermani
Best Fiction: Beyond Silence – Holandë
Best Animation: Ghariba & Ajeeb – Algjeri
Best Story About Rights of Persons with Disabilities: Nina – Itali
Best Women Empowerment: Aufstehen – Austri
Art Without Limit Kids Award: Special Will – SHBA
AWL International Film Festival Award: Steps We Share – Shqipëri
Special Mention: Cypres Blue – Zvicër
Juria profesionale
Vlerësimi i filmave u drejtua nga emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë:
Juria kryesore
Kim Magnusson – producent danez, katër herë fitues i çmimit OSCAR
Rebeka Pruzan – producente ndërkombëtare, e nominuar për OSCAR
Igballe Qena – aktore e mirënjohur nga Kosova
Juria e të drejtave të njeriut (Human Rights 2025)
Faridah Nabaggala – Drejtoreshë e Albloom Film Festival, Norvegji
Islam Alilaj – deputet dhe aktivist nga Zvicra
Mikias Mulageta – drejtor i Focus on Ability Festival–Africa
Juria Art Without Limit Kids 2025
Përbëhej nga fëmijë me aftësi ndryshe: Bekim Isufi, Lina Hasolli, Mal Isufi, Sumea Haziri.
Vlerësimi për fuqizimin e gruas
Çmimi për fuqizimin e gruas u nda nga nënat e fëmijëve me autizëm nga organizata “Lobimi për Autizëm”, ndër to Arta Bajrami, Valbona Thçi Shala dhe shumë nëna të tjera, duke nderuar rolin dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme.
Udhëheqja e mbrëmjes
Ceremoninë e moderuar nga Helena Halilaj u vlerësua për profesionalizmin dhe emocionin që ajo solli përgjatë gjithë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të paharrueshëm.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











