Lajme
Certifikata zvicerane për të shëruarit do të vlejë vetëm 180 ditë
Por, për shkak se nuk ekziston më detyrimi për certifikatë në Zvicër, ky vendim nuk ka pasoja të drejtpërdrejta, brenda Zvicrës, për ata që janë shëruar
Këshilli Federal ka shkurtuar të premten periudhën e vlefshmërisë së certifikatës së shërimit, “në përputhje” me zhvillimet në nivel europian, transmeton albinfo.ch. Por, për shkak se nuk ekziston më detyrimi për certifikatë në Zvicër, sipas Këshillit Federal, ky vendim nuk ka pasoja të drejtpërdrejta, brenda Zvicrës, për ata që janë shëruar.
Në vendet që njohin certifikatën zvicerane, kjo tashmë është përgjithësisht e vlefshme për jo më gjatë se 180 ditë, shkruan srf.ch.
Lehtësohet hyrja nga vendet e treta
Përveç kësaj, Këshilli Federal, në konsultim me shtetet e Shengenit, ka vendosur të lehtësojë kriteret e hyrjes për të shëruarit nga vendet jashtë zonës Shengen. Kështu, Këshilli Federal ka shkruar se hapi është ndërmarrë sepse varianti omikron i koronavirusit shkakton rrjedhë më pak të rëndë të sëmundjes.
Nga e hëna e ardhshme, përveç personave të vaksinuar, personat nga vendet e treta që janë shëruar – për shembull nga SHBA, Serbia dhe India – do të mund të hyjnë sërish në Zvicër për qëndrime të shkurtra, pa pasur nevojë për leje, përcjell albinfo.ch. Kjo vlen kryesisht për hyrjet për qëllime turistike.
Për të hyrë në vend, ata që janë shëruar nuk duhet të bëjnë më domosdoshmërisht testin PCR. Tani lejohet edhe dorëzimi i një testi antigjeni ose antitrupash.
Megjithatë, rregullat e hyrjes për personat e pavaksinuar nga vende të caktuara jashtë zonës Shengen ende do të zbatohen.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës














