Shqipëria përtej bregdetit

Çfarë duhet të dini si turist në Shqipëri

Keni ardhur në Shqipëri dhe nuk dini të orientoheni? Albinfo.ch ju tregon: me çfarë do të udhëtoni brenda Shqipërisë, cilat janë zonat kryesore turistike të vendit, ku është dallimi në mes të “Lekut të ri” dhe “Lekut të  vjetër” etj.

Shqipëria po bëhet çdo ditë e më shumë një vend destinacion i rëndësishëm turistik për turistët e huaj. Në mënyrë që ju si turistë të kaloni sa më lehtë fazën e akomodimit në Shqipëri, në vazhdim po u prezantojmë udhëzime praktike se çfarë ju duhet në rast udhëtimi për në Shqipëri. Orientimi për të zgjedhur mjetin e transportit që do ta shfrytëzoni për udhëtim brenda territorit shqiptar, është vetëm njëri ndër udhëzimet që ua jep teksti më poshtë. Aty mund të lexoni po ashtu edhe për klimën që mbizotëron në Shqipëri, për kursin e këmbimit valutor, për fenomenin shqiptar të “Lekut të ri” dhe Lekut të vjetër”, për karakteristikat dalluese të turizmit detar dhe malor në Shqipëri etj.

Në radhë të parë siguria. Shumë mite negative fliten për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por ju garantojmë që Shqipëria është po aq e sigurtë sa edhe vende të tjera evropiane, në disa raste edhe më e sigurtë se ato. Ka disa problematika në lidhje me politikën dhe korrupsionin por që nuk lidhen aspak me aktivitetet e një turisti të huaj. Madje, shumë ekspertë të turizimit evropian e konsiderojnë Shqipërinë si vend të sigurte edhe për pushimet familjare me fëmijë.

Të dhënat themelore mbi Shqipërinë

Shqipëria, zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Europën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë kanalit të Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë. Qytetet kryesore janë: Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça, Fieri etj.

Transporti

Qytetarët evropianë (BE) por edhe zviceranët, si pjesë e zonës Schengen mund të hyjnë në Shqipëri duke përdorur kartën e identitetit.

Nëse do të udhëtoni me makinën tuaj duhet të siguroheni nëse Shqipëria figuron në siguracionin tuaj ndërkombëtar (kartoni i gjelbër). Shumë siguracione e përfshijnë Shqipërinë, disa të tjera jo. Në këtë rast duhet nxjerrë një siguracion apostafat shtesë. Kjo mund të bëhet direkt në internet, pranë kompanisë që ju mbulon, ose në pikat kufitare hyrëse në Shqipëri/. Kostot në rastin kur siguracioni pritet në pikën kufitare kushtojnë mesatarisht 49 € për 15 ditë, 65 € për 30 ditë dhe 75 € për 45 ditë.

Hyrja në Shqipëri bëhet përmes rrugës tokësore, detare dhe ajrore. Si punë e parë që do t`i preokupojë turistët e huaj pasi të kenë hyrë në Shqipëri, është patjetër udhëtimi deri në destinimet që ata kanë zgjedhur brenda vendit.

Turistët pra kanë disa opsione për të udhëtuar brenda qyteteve përkatëse e gjithashtu nga qyteti në qytet.

Transporti publik nuk është i këshillueshëm, për arsye të mungesës së shpejtësisë dhe mbipopullimit të autobusëve.

Shërbimi taksi është shumë i shpejtë dhe paguhet në bazë të kilometrave, që nisin nga 250-300 lekë.

Nr tel taxi

City taxi Albania  069 999 9111

Merr Taxi Albania  0800 5555

Speed Taxi Albania  04 222 2555

Ndërsa për të lëvizur në mes të qyteteve, mund të përdoret transporti me autobus. Nga Tirana, autobusët nisen drejt qyteteve të jugut tek stacioni përballë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave ose ndryshe, tek Shqiponja. Për në Veri stacioni është përballë stacionit të jugut, 200 metra më sipër. Ccmimi i biletave varion nga 200 lekë deri në 700 lekë vajtje.

Gjithësesi variant më i mirë për të lëvizur në Shqipëri do të ishte makina me qira (Rent a car). Ka shumë agjensi që ofrojnë makina me qira me çmime të arsyeshme.

Makina me qira (Rent-a-Car) duke nisur nga 10 euro dita:

Makina me qira në Aeroportin e Rinasit

(Nolan) 0695597695

AlbaRent 0682042211

IrentAlbania +355 69 402 2000

Vijat kryesore ajrore nga Evropa drejt Shqipërisë

Roma, Milano, Bologna, Verona – Shqipëri

Athinë – Tiranë

Lubjanë – Tiranë

Amsterdam – Tiranë

Budapest-Tiranë

Dublin-Tiranë

Munih-Tiranë

Malta – Tiranë

Bruksel-Tiranë

Larnaca – Tiranë

Mykonos – Tiranë

Frankfurt-Tiranë

Berlin – Tiranë

Paris-Tiranë

Londër – Tiranë

Lidhjet nga Aeroporti “Nëna Terezë” me qytetet turistike të Shqipërisë

Mund të merret taksi ose autobusi i aeroportit (250 lekë) për në Tiranë dhe të ndiqen udhëzimet e mësipërme për transportin drejt qyteteve të Shqipërisë

Lidhjet nga Porti i Durrësit me qytetet turistike të Shqipërisë

Linjat e transportit të autobusëve, me taksi, ose makinë me qira

Lidhjet nga Aeroporti i Prishtinës për në Shqipëri (bus, rent-à-car)

Me avion, autobus ose makinë me qira

Rent a Car Geti +377 44 205 500

Europcar Kosovo HQ +377 44 116 746

KinG Rent a Car +377 44 640 640

Për autobus mund të drejtoheni në stacionin e sutobusëve, Rruga Garibaldi, me taksi nga Aeroporti i Prishtinës.

Lidhjet me tragete dhe transport rrugor nga Italia dhe Greqia

Brindizi – Vlorë

Bari – Durrës

Korfuz – Sarandë

Turizmi malor në Shqipëri

Veç turizmit bregdetar, i cili tashmë ka bërë njëfarë tradite dhe po njeh përditë e më shumë ngritje, kohëve të fundit në Shqipëri po gjen shprehje edhe turizmi malor. Bëhet fjalë për një turizëm jo aq masiv sa ai bregdetar, por gjithsesi për një tip turizmi që ka potencial të madh, në saje të resurseve natyrore që ofron Shqipëria në këtë drejtim. Të kujtojmë me këtë rast pikat turistike malore që kanë bërë emër viteve të fundit, si: Thethi, pastaj Parku Kombëtar i Llogarasë, Voskopoja, Valbona, Mali Dajti, Razma pranë Shkodrës etj.

Në veri është hapur projekti i “40 haneve” me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-së. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatorëve si ajo që është dhënë në veri të vendit.

Në regjionet me klimë të ashpër, me reshje më të mëdha të dëborës krijohen kushte për zhvillimin e turizmit të bardhë ose malor. Në ato zona zhvillohen aktivitete si: ski, ecje mb bore, patinazh etj. Sërish me mbështetjen e GTZ janë shënjuar dhe standardizuar disa nga shtigjet e ecjes së këmbësorëve si dhe janë lidhur në një rrjet edhe disa nga bujtinat në fshatrat si Kuçi, Piluri, Fterra etj.

Ka një numër Tour operatorësh që merren me organizimin e ecjeve malore dhe aktiviteteve tjera të kësaj natyre në regjione të ndryshme të Shqipërisë. Disa prej tyre janë: http://www.adventure-fun.al/; www.zbulo.org; http://www.sipatours.com/ etj.

Turizmi kulturor

Bregdeti shqiptar duke qenë i populluar që në antikitet, krijon mundësi për t’u njohur edhe me historinë shqiptare, kulturën e të veçantat e saj.

Interesi për antikitetin dhe burimet kulturore të Shqipërisë lidhet kryesisht me dy aspekte, vetë lashtësinë dhe historinë e kulturën e saj, si një nga vendet më të vjetra të Evropës, gjithashtu dhe falë zhvillimit të saj mes kufijve të lindjes dhe perëndimit. Ka shume fakte historike, objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar, të cilat janë gjurmë dhe dëshmi e gjallë e një popullimi që në erën paleolitike. Në lashtësi, shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikërisht përgjatë bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në gjithë bregdetin shqiptar

Kursi i këmbimit valutor

Pagesat mund të kryhen edhe në monedhën Euro ose monedha të tjera, por do të ishit më komodë të kishit Lekë në portofolin tuaj.

Linku më poshtë është faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë ku e gjeni përditësimin (Update) të kursit të këmbimit

https://www.bankofalbania.org/Tregjet/Kursi_zyrtar_i_kembimit/

“Ngatërrimi” i lekut të ri me të vjetrin, historiku

Një “mister” për ata që ende nuk janë familjarizuar shumë me jetën në Shqipëri, përbën kategorizimi i lekëve në “të vjetër” dhe “të rinj”. “Ngatërresa” e shqiptarëve me shprehjen e vlerës reale të parave daton në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa në vitin 1965 do të emetohej leku i ri, që në thelb monedhave u hiqte një zero. Për shkak të ngjashmërisë në pamje, shqiptarët nuk do të ambientoheshin me ndryshimin e vlerës së kartëmonedhës e do të vijonin t’i emërtonin ato me vlerën e mëparshme, fenomen që vijon ende në ditët e sotme.

Lidhja me internet dhe wifi

Lidhja me internet është relativisht e leht pasi pjesa më e madhe e strukturave ofrojnë internet (free wifi), por mund të përdorni edhe aparatet tuaj telefonike duke blerë një numër telefoni shqiptar psh. VodalfoneAL 10Giga trafik për 30 ditë 1,100 Leke (më pak se 10 Eur).

Nuk këshillohet roaming pasi ka kosto më të lartë.

Klima në Shqipëri

Me bregun e saj bregdetar përballë Detit Adriatik dhe detit Jon në Detin Mesdhe, pastaj me malet e saj, Shqipëria ka një sërë modelesh të motit gjatë stinëve të dimrit dhe të verës. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare ndërsa pjesët malore kanë një klimë kontinentale. Në të dyja zonat e ulëta dhe të brendshme, moti ndryshon dukshëm nga veriu në jug. Sipas klasifikimit Köppen të klimave, vendi ka klimën e nxehtë mesdhetare, klimën e ngrohtë mesdhetare, klimën nëntropikale, klimën oqeanike, klimën kontinentale dhe klimën subarktike.

Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe verë të lagësht. Temperaturat mesatare variojne nga 7 °C në dimër e deri në 24 °C në verë. Rreth 95% e shirave të të gjithë vendit bien në sezonin dimëror.

Numrat e emergjencës

Linja ndërkombëtare e emergjencës – 112

Ambulanca – 127 | 04 2222235

Zjarrfikëset – 128 | 04 2351891 | 04 2223333

Policia – 129 | 04 2226801

Policia rrugore – 126 | 04 2234875

Informacione të tjera

Farmaci nate – 04 2222241

Materniteti (i vjetër) Mbretëresha Geraldina – 04 2222609

Materniteti (i ri) Glozheni – 04 2370794

Aeroporti – 04 2379063

Humbja e Bagazheve – 04 2363369

Policia – Rinas – 04 3608

Gjuhët e huaja që praktikohen në Shqipëri

Anglisht, Italisht, Frëngjisht, Gjermanisht etj.

Gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri duhet të keni parasysh që Shqipëria është një vend në zhvillim dhe vetëm vitet e fundit po afrohet drejt turizmit modern, ndaj duhet të keni mirëkuptim nëse rastisë që ndonjë strukturë pritëse, ndonjë rrugë apo shërbim të mos jetë perfekt. Por ju garantojmë që edhe këto problematika do të jenë plotësisht të kompensuara nga mikpritja e ngrohtë dhe e sinqertë që shqiptart do të ju rezervojnë.

 (Autor i fotografive: Fation Plaku)

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI