Lifestyle

Çfarë duhet të presin fansat nga Rita Ora më 2018

Ajo pritet që në vitin e ardhshëm të lansojë albumin e parë në pesë vjetët e fundit. Që nga albumi debutues “Ora”, fansat janë duke pritur shumë këngë të reja nga këngëtarja me famë botërore

“Viti 2018 do të jetë viti i Rita Orës”. Kështu e nis shkrimin për këngëtaren kosovare me famë botërore uebfaqja “elitedaily”.

27-vjeçarja pritet që në vitin e ardhshëm të lansojë albumin e parë në pesë vjetët e fundit. Që nga albumi debutues “Ora”, fansat janë duke pritur shumë këngë të reja nga këngëtarja me famë botërore, shkruan “elitedaily”.

Edhe pse nuk dihet emri i albumit të saj të radhës, kjo faqe shkruan se fansat duhet të presin shumë hite me ngjarje personale të këngëtares të përfshira në këngët e saj.

“Do të bëj muzikë origjinale, autentike dhe do të këndoj sepse e pëlqej këngën”, ka thënë ajo për këtë medium duke shtuar se ka marrë përkrahje edhe nga artistë të tjerë e sidomos nga fansat e saj, transmeton Albinfo.ch.

Sipas yllit botëror, albumi i saj i radhës do të jetë “plot argëtim dhe sinqeritet”.

Ajo në album ka bashkëpunime me Julia Michaels dhe Chris Martin. Kënga e parë e albumit do të jetë “Soul Survivor”.