Uncategorized

Çfarë kërkoj unë këtu, pyet poeti zviceran që nuk jeton më

Fred Kurer ishte dhe mbeti fisniku i çmuar dhe i rrallë i qytetit të St. Gallenit. Qyteti, kultura dhe politika së bashku, ia kanë borxh një gjë të vetme – ta kujtojnë Fredin, jo siç bëjmë ne miqtë, qoftë edhe përmes një shkrimi përkujtues, por duke e gravuar si emër dhe si personalitet në ndonjërën nga çmimet letrare që mund të krijohen për nder të tij, apo, pse jo, që ndoshta rruga „Malvenweg“, ku banoi ai plot disa dekada, në të ardhmen të quhet: „Rruga Fred Kurer“, me një nënvizim fare të shkurtër: „Ai ishte drita dhe gjithçka e mirë e këtij qyteti.“

Was eigentlich mache ich hier? 

Është tituli origjinal të cilin ai nuk e kishte menduar që para kësaj pyetjeje të çuditshme, të vendosur në titull në një nga botimet e tija, një ditë do të qëndronin me dhjetëra miqë e dashamirë ulur në skenën e podrumi Sent Gallenas në perkujtim te tij.

Fred Kurer ka kaluar në amshim duke lënë botime të shumta, e disa edhe ne gjuhen shqipe, te cilat mbrëmë po lexoheshin para një audience të gjerë nga miqtë e tij që e kishin shoqëruar në rrugëtimin e tij prej një poeti të urtë e të hapur ndaj kulturave tjera.

Poeti Isuf Sherifi ishte njëri nga miqtë e tij dhe emri më ekzotik e një mbrëmjeje përkujtuese që ishte ftuar në mesin e ngushtë të miqve të Frediti për të lexuar disa vargje edhe në gjuhën shqipe nga libri: ç’kërkoj këtu në të vërtetë apo në gjermanisht was eigentlich mache ich hier?

Fredi ka qenë një mik i shqiptarëve, por mbi gjitha një mik i poetit Isuf Sherifi, më të cilin ka qëndruar në Tetovë, Prishtinë e qytete tjera të Kosovës.

 

Miku i tij, Isufi, shkruan: Ai ishte drita dhe gjithçka e mire…e, ai ishte Fred Kurer. Siç e përshkruan miku i tij më i ngushtë, me të cilin edhe bashkëvepruan në shumë fusha kulturore, me të cilin ndanë shumë kohë në udhëtime të përbashkëta, njeri poaq i madh i skenave të shumëfishta të kulturës Richard Butz, Fred Kurer ishte një stgallez me rrënjë nga Rheintali. Student në Cyrih, Vienë dhe Londër. Një germanist dhe anglistikan, mësues, gazetar, shkrimtar, një përllogaritës perfekt, kritik letrar, përkthyes, autor dramash teatrore dhe pedagog, dashamirës i muzikës dhe recitator i mrekullueshëm, satirist, kabaretist, lexues i librave, këngëtar, shijues i veçantë i verërave, i adhuronte shumë skijimet dhe udhëtimet me biçikletë, adhurues edhe i shumë e shumë gjërave që e rrethonin Fredin kudo ku gjendej dhe vepronte ai. E, i tillë, mëse i plotë, nuk do të mund të ishte pa mbështjetjen e gruas së tij Annemarie Kurer dhe familjes së tij. Dhe ai këtë e thoshte dhe përsëriste gjithnjë.

 

Një njeri kaq kontributdhënës, kaq i afërt me njerëzit, i mbushur me shumë energji pozitive që i reflektone gjithkund dhe kurdo, do të duhej të kishe fat të madh të ishe mik i tij. Një fat të tillë kam patur edhe unë, me të cilin jam njohur në fillim të këtij shekulli, përmes një miku krijues dhe botues poaq të shkëlqyeshëm sa edhe Fredi, përmes Ivo Ledergerber.

Në kujtesën time, përjetësisht do të mbesin si kujtime të pashlyera dhe me plot përmbajtje, angazhimet e përbashkëta letrare dhe kulturore, në prezentimin dhe bërjen publike të poezisë shqipe dhe zvicerane, siç ishte „Kuarteti poetik“ me dy autorë zviceranë dhe dy shqiptarë, si dhe botimi i shtatë librave të plotë në gjuhën shqipe, të shtatë autorëve nga Zvicra gjermanofone. Me Fred Kurer na lidhin diskutimet mbi kulturën dhe poezinë në veçanti. Të tilla diskutime, mes tjerash, gjenin vend edhe në shtëpinë – bibliotekë të poetit dhe botuesit e mikrpitësit të veçantë, Ivo Ledergeber. Lexuesi i mirë Fred ishte në gjendje të recitonte Betolt Brehtin pa ndalë. Kishe ndjesinë se dinte gjithë opusin e tij poetik përmendësh.

Kujtime të veçanta me mbresa të mbushura plot frymë njerëzore, ishin edhe vizitat me karakter kluturor që i bëmë Prishtinës në vitin 2005, duke u mirëpritur nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës si dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ku shkëmbyem përvojat tona letrare. Po atë vit, së bashku me Fred Kurer dhe mikun tjetër Ivo Ledergerber, ishim pjesëmarrës në Manifestimin Poetik Ndërkombëtar „DITËT E NAIMIT“ në Tetovë, nga ku patëm mundësinë të vizitojmë edhe Shkupin.

 

Porositë e tij nga ato vizita ishin: Shqiptarët duhet ta duan vendin e tyre dhe të punojnë për të mirën e vendit pa e dëmtuar atë. Të tilla porosi dhe interes për Kosovën dhe vendin tim të orgjinës kishte gjithmonë. Letrat e tij jo të pakta, sa herë që vinin në adresë timen, kishin edhe artikuj gazetaresk të gazetave si, „St. Galler Tagblatt“ dhe „Tagesanzeiger“, me temë Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi. Pos kësaj, ai nuk i harronte edhe telefonatat dhe as letrat që i dërgonte miqve të tij të ngushtë në fund viti, Kjo ishte njëra nga format e komunikimit, që pos dëshirës, ajo barte në vete edhe disiplinën e Fredit në punë, gjë që e zotëronte me mjaft pedantëri.

 

Janë me dhjetëra e dhjetëra ndejat, takimet dhe angazhimet e perbashkëta kulturore, ku Fred Kurer do të jetë, pjesëmarrës, bartës i tyre dhe herë – herë edhe organizator dhe bashkëorganizator njëkohësisht.

 

Jam ndjerë gjithmonë mirë!

Jam ndjerë tejet i respektuar!

Jam ndjerë sikur të isha i një moshe me të!

Jam ndjerë sikur në ato udhëtimet e përbashkëta kulturore, pranë vetes kisha njeriun më fisnik të kësaj bote.

 

Pas çdo takimi me Fred Kurer, shtigjet e kulturës për mua bëheshin më të gjera, më të pjekura, më të arrira, jo vetëm për faktin se ai ishte një euridit i jashtëzakonshëm, por, edhe se, ishte ndoshta njeriu më modest që kam njohur.

Ishte sikur të vija nga një orë mësimi letërsie, e cila sado e gjatë të ishte, më dukej shumë e shkurtër.

Takimet në “Militärkantine” në St. Gallen, sidomos ato të vjeshtës së fundit, para ikjes së tij në amshim, do të më mbesin në kujtim si një qershi mbi torte, që kanë vetëm një shpjegim: Fred Kurer ishte dhe mbeti fisniku i çmuar dhe i  rrallë i qytetit të St. Gallenit, dhe ky qytet, kultura dhe politika së bashku ia kanë borxh një gjë të vetme – ta kujtojnë Fredin, jo siç bëjmë ne miqtë, qoftë edhe përmes një shkrimi përkujtues, por duke e gravuar si emër dhe si personalitet në ndonjërën nga çmimet letrare që mund të krijohen për nder të tij, apo, pse jo, që rruga “Malvenweg”,në të cilën banoi për disa dekada, ndoshta në të ardhmen të riemërohet: Rruga Fred Kurer, me një nënshënim fare të shkurtër: ai ishte drita dhe gjithçka e mirë e këtij qyteti.

 

Jam krenar që jetova në kohën e tij!

Jam krenar që munda të bëj diçka për kulturën së bashku me Fred Kurerin.

Jam krenar që bëja pjesë në rrethin e njerëzve që gëzoja respektin e tij!

 

Faleminderit dhe lamtumirë njeri dhe mik i dashur Fred!