Futboll
Çfarë po ndodh me Zhegrovën, 14 ndeshje, 66 minuta
Futbollisti shqiptar ka pasur pak minuta për skuadrën e Baselit në këtë sezon
Njëri nga futbollistët më të talentuar të Kosovës është konsideruar Edon Zhegrova. Ai nuk kishte shumë minuta në Genk dhe për këtë arsye u huazua për një vit e gjysmë në Basel, shkruan albinfo.ch.
Por, sidoqoftë, Zhegrova ka pasur pak minuta në skuadrën e Baselit. Në përballjen e fundit ndaj Young Boys nuk ishte ftuar fare.
Në përgjithësi, Baseli ka zhvilluar 14 ndeshje në këtë sezon, duke përfshirë Superligën e Zvicrës, Kupën dhe garat evropiane.
Nga të gjitha këto ndeshje, Zhegrova është aktivizuar vetëm 65 minuta. Këto minuta i zhvilloi në tri ndeshje, duke hyrë në pjesën e dytë, kurse në takimet tjera ka qenë në bankën rezervë, ose nuk është ftuar fare.
Ai është i huazuar deri në fund të këtij sezoni dhe më pas do të kthehet në skuadrën belge.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër












