Lajme
Challandes, i kënaqur me grupin C
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas hedhjes së shortit, ku u mësuan gjashtë grupet e Euro 2020.
Është hedhur tashmë shorti për grupet e Euro 2020 në ROMEXPO të Bukureshtit në Rumani, ku kombëtaret evropiane kanë mësuar fatin e tyre.
Grupi më i fortë në Kampionatin Evropian cilësohet grupi F, ku do të luajnë Portugalia, Franca, Gjermania dhe fituesi i Ligës A të Kombeve, ku kualifikimin e kërkojnë Bulgaria, Hungaria, Islanda dhe Rumania.
Kosova në rast se arrin kualifikimin nga Liga D e Kombeve, ku do të luajë në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut dhe në finale ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjia dhe atëherë do të rreshtohet në grupin C me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.
Kosova synon kualifikimin në Euro 2020 nga Liga e Kombeve (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)
Pas hedhjes së shortit ka reaguar edhe trajneri i Dardanëve, Challandes, i cili ndihet i lumtur me shortin dhe beson se Kosova ka mundësi reale për tu kualifikuar.
“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjedhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes pas lidhjes telefonike me SS Kosova.
“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca”.
“Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”.
“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve”.
“Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar trajneri i Kosovës, shkruan rtklive, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












