Futboll

Challandes komenton shortin e Kosovës

Trajneri i Kosovës ka komentuar shortin e Kosovës në Ligën e Kombeve

Në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve 2020-2021.

Kosova ndodhet në Ligën C dhe do të garojë ndaj Sllovenisë, Moldavisë dhe Greqisë, përcjell albinfo.ch.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar shortin për Supersport: “Nuk jam i lumtur me shortin, por jo edhe i dëshpëruar. Greqia janë ish kampionë evropiane. Edhe Sllovenia ka ekip të mira. Nuk duhet nënvlerësuar as Moldavinë. Për mua është një mundësi për tu rritur për lojtarët dhe ekipin. Është një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Do të jetë interesante të luajmë ndaj Greqisë dhe Sllovenisë. Gjithashtu një mundësi e mirë për tu përgatitur për kualifikimet e Botërorit”, deklaroi trajneri zviceran i Kosovës.