Futboll
Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi, thotë shqip ‘urime’
Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me lojën që kanë bërë djelmoshat kosovarë
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në gjuhën shqipe ka thënë “urime” për fitoren ndaj Malit të Zi.
Në një konferencë për media pas ndeshjes, ai ka thënë se është shumë i kënaqur me lojën që kanë bërë djelmoshat kosovarë.
“Jam shumë i kënaqur me këtë lojë. Topi ka lëvizur shpejt dhe gjithçka ishte perfekte. Mentaliteti ka qenë shumë i mirë”.
Sidoqoftë ne kemi pasur shumë mundësi për të shënuar dhe në fund rezultati doli 2-0. Nganjëherë kjo mund të jetë e rrezikshme, por në fund mund të them se jam shumë i kënaqur me lojën”.
“Ne mund të themi ‘urime’ për skuadrën”.
“Natyrisht se ne nuk do të kemi kaq shumë mundësi për të shënuar kundër Çekisë apo Anglisë”.
“Sidoqoftë ne kemi lojtarë që mund të shënojnë. Nuk ishte nata më e mirë për të shënuar për Milot Rashicën apo Vedat Muriqin. Ne kemi sulmues të mirë dhe nuk jam i brengosur për këtë”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














