Lajme
Challandes për mediat zvicerane: “Duhet të fitojmë, nuk kemi alternativë tjetër”
"Ne kemi pritur më shumë se dy vjet për këtë lojë dhe tani jemi në këtë situatë," thotë Challandes. Është e rëndësishme ta shfrytëzojmë sa më mirë, «Nuk kemi alternativa"
Në prag të ndeshjes në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që luhet sonte në Shkup, mediat zvicerane kanë shfaqur interesim të konsiderueshëm, veç tjerash, për faktin se trajner i kombëtares kosovare është zvicerani bernard Challandes.
Kështu, veç mediave tjera të shumta, për ndeshjen e sotme ka shkruar edhe agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA.
“Kosova ka një shans të madh për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian në verën e vitit 2021. Për ekipin e Bernard Challandes, loja në barrazh ka rëndësi veç tjerash, edhe për ngritjen e vetëbesimit të kosovarësve si një shtet i pavarur”, thuhet në artikullin e sda.ch.
Një vit më parë, Kosova ishte tashmë afër sigurimit të një bilete për Euro 2020 përmes kualifikimeve, transmeton albinfo.ch. Tani anëtari më i ri i UEFA-së shpreson të kompensojë atë që i mungoi fillimisht.
Në gjysmëfinalen, e cila u desh të shtyhej nga pranvera në vjeshtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kosova takohet me Maqedoninë e Veriut. Nëse kalohet kjo pengesë, ekipit i mungon vetëm edhe një fitore, ajo më 12 nëntor kundër fituesit të duelit në mes të Gjorgjisë dhe Bjellorusisë.
Në Kosovë flitet për lojën më të rëndësishme në historinë e ekipit kombëtar. Vendi i vogël, i cili nuk u njoh kurrë nga Serbia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, përkufizon veten përmes ekipit kombëtar të futbollit.
“Lojtarët bëjnë më shumë për njohjen tonë në skenën ndërkombëtare sesa diplomacia jonë”, thotë shoferi i taksisë, 41-vjeçari Arsim Mehana për agjencinë e lajmeve AFP.
Një ekip refugjatësh
Vetëm në vitin 2016 vendi me 1.8 milion banorët e vet arriti të bëhej anëtar i UEFA dhe FIFA, për të keqen e Serbisë, transmeton albinfo.ch. “Nuk është vetëm një lojë futbolli. Ne jemi në një vend të ri, Kosova dhe ekipi i futbollit është shumë i rëndësishëm për njerëzit këtu”, thekson Bernard Challandes.
Zvicerani nga Neuchâtel-i konsiderohet ndërtuesi i suksesit. “Ai sjell vazhdimësinë” thotë kryetari i federatës së futbollit të Kosovës, i sho Eroll Salihu. “Lojtarët tanë kanë rrënjë kosovare, por vijnë nga shtete të ndryshme. Ata kombinohen bashkë për të formuar një ekip të fortë përmes disiplinës dhe vetëbesimit”.
Asnjëri nga lojtarët e përfaqësueses nuk është i angazhuar në kampionatin vendas. Shumica e anëtarëve të ekipit janë fëmijë të refugjatëve shqiptarë që ikën nga regjimi i ish-sundimtarit të Beogradit Slobodan Millosheviç në vitet 1990. Një pjesë e madhe e lojtarëve të ekipit kanë lindur në Zvicër.
Challandes me shqetësime
Në vitet 2018/2019, ekipi kombëtar i Kosovës arriti që t`u mbijetojë 15 ndeshjeve konkurruese pa asnjë humbje. Vetëm Anglia i shkaktoi një humbje Kosovës në shtatorin e kaluar (5-3).
Para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, Challandes është ende i shqetësuar. Disa nga lojtarët janë të lënduar, të tjerët mezi kanë qenë në gjendje të stërviten muajt e fundit për shkak të pandemisë së koronës. “Ne kemi pritur më shumë se dy vjet për këtë lojë dhe tani jemi në këtë situatë,” thotë Challandes. Është e rëndësishme ta shfrytëzojmë sa më mirë, «Nuk kemi alternativa».
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















