Futboll
Challandes zbulon 24 “luftarakët Dardanë” për Çekinë dhe Anglinë
Bernard Challandes, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar këtë të premte listën e futbollistëve të cilëve u ka dërguar ftesë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor, në stadiumin “Doosan Arena”, në Plzen, dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Vlen të theksohet se është rikthyer Besar Halimi, që së fundmi ishte i skualifikuar për shkak të kartonëve, ndërsa sulmuesi anësor Bernard Berisha nuk është grumbulluar për arsye dëmtimi. Gjithashtu për shkaqe fizike mungon edhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.
Po ashtu, në listë është Herolind Shala, por që nuk do të jetë i gatshëm, pasi është i lënduar. Ai ka marrë leje speciale nga klubi për t’u qëndruar afër shokëve të Përfaqësueses.
Gjithsesi Kosova vazhdon t’i vuajë mungesat e Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, dy lojtarë të rëndësishëm që kanë këputur ligamentet.
Si zakonisht, “Dardanët” do të akomodohen në hotel “Emerald”, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











