Shkurt.ch
Çifti nga Maqedonia akuzohet për përvetësim të 280 mijë frangave nga ndihmat sociale
Qyteti i Bielit, në cilësinë e paditësit privat pretendon për një dëm prej 295 mijë frangash që i është shkaktuar arkës së tij me këtë rast, duke përfshirë këtu edhe kamatat
Duke filluar nga sot, në Gjykatën Regjionale të Bielit (Kantoni i Bernës) po zhvillohet procesi gjyqësor për shfrytëzim të padrejtë të ndihmave sociale ndaj një çifti nga Maqedonia. Burri 56 dhe gruaja 53 vjeçe akuzohen se,, nuk i kanë deklaruar rreth 280 mijë frangat që i kanë fituar duke punuar në kohën kur kanë qenë shfrytëzues të asistencës sociale, shkruan SDA.
Me rastin e marrjes në pyetje, ata kanë refuzuar të deklarohen rreth akuzës që u bëhet për mashtrim “profesional”, transmeton albinfo.ch. Çifti, kërkesën për të marrë ndihma sociale e kishte bërë në tetor të vitit 2005 në sektorin e asistencës sociale në Biel. Me atë rast, burri kishte deklaruar se ishte duke kërkuar punë, ndërkohë që ai, nga dhjetori i atij viti tashmë kishte gjetur punë.
Sipas aktakuzës, ai autoriteteve u kishte dërguar rregullisht informacionet për përpjekjet e tij për punë, të cilat pjesërisht ishin të trilluara. Në fakt ai ishte duke punuar, por nuk i deklaronte të ardhurat.
Gjatë vitit 2005 dhe pastaj në periudhën 2008-2012, çifti ka marrë në emrin e ndihmave sociale afër 244 mijë franga, që i bie të ketë përfituar rreth 4100 franga në muaj, përcjell albinfo.ch. Qyteti i Bielit, në cilësinë e paditësit privat pretendon për një dëm prej 295 mijë frangash që i është shkaktuar arkës së tij me këtë rast, duke përfshirë këtu edhe kamatat.
Shpallja e aktgjykimit është paraparë të bëhet të premten.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë













