Shkurt.ch
Çifti refuzoi shtrëngimin e duarve, u mohohet nënshtetësia zvicerane
Një çifti që nuk pranoi të shtrëngonte duart ose t’u përgjigjej pyetjeve me anëtarë të seksit të kundër në një bord të natyralizimit në Lozanë, iu është mohuar shtetësia zvicerane, shkruan “swissinfo.ch”.
Në një deklaratë të lëshuar për media, autoritetet e qytetit të Lozanës kanë konfirmuar për gazetën lokale se u është mohuar nënshtetësia për shkak të refuzimit të shtrëngimit të duarve të gjinisë së kundër, gjatë një interviste të natyralizimit në pranverë, përcjell albinfo.ch.
Por, kishte edhe arsye të tjera. “Gjatë seancës, ky çift shfaqi sjellje të përgjithshme diskriminuese, e cila u shoqërua nga refuzimi i tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve të paraqitura nga anëtarët e Bordit të gjinisë së kundërt.
Ky qëndrim i tyre nuk është në parim me Kushtetutën e Zvicrës dhe njërën nga shtyllat e shoqërisë, që është barazia midis burrave dhe grave.
Gjithashtu është konstatuar se ky çift nuk i plotësonte kërkesat ligjore, kështu që u është refuzuar kërkesa e tyre.
Autoritetet shtuan se sipas ligjeve federale dhe kantonale, “kandidatët për natyralizim duhet të integrohen mirë në komunitetin zviceran dhe të tregojnë me sjelljen e tyre lidhjen e tyre me Zvicrën, institucionet e saj dhe respektin e tyre për rendin ligjor zviceran”.
Çifti tani ka tri opsione: ata mund të apelojnë, të rishpallin ose të heqin dorë nga plani i tyre për të marrë nënshtetësinë zvicerane.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












