Kosova
Cila është e vërteta për kompaninë që po kërkon 2 mijë punëtorë?
Për këtë temë është deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës
Një kompani gjermane që u shfaq në Prizren, duke kërkuar 2 mijë punëtorë për Gjermani, ka ngjallur dyshime nëse kompania është e vërtetë, apo brenda saj ka lajme të rreme, pasi asnjë kompani deri më tani nuk ka kërkuar aq shumë punëtorë.
Për këtë temë është deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës.
RTK ka kontaktuar edhe kompaninë në Hamburg, për të nxjerrë deklarata të sakta.
Në emrin e saj, kompania kosovare BSB Aviation, një ditë më parë në Prizren hapi aplikimet për pranimin e 2 mijë punëtorëve, përcjell albinfo.ch.
Një ditë më parë, përfaqësuesit e saj, thanë se kanë nevojë për 2 mijë punëtorë, duke treguare dhe pagesën.
Por gjatë ditës, u shtuan dyshimet për këtë çështje, meqë asnjëherë kompani të huaja e vendore nuk kanë kërkuar përnjëherë numër kaq të madh punëtorësh.
Madje për këtë çështje u pyet edhe Haradinaj, i cili konfirmoi se do të ketë hetim. Ndërsa Policia e Kosovës, gjithashtu konfirmoi se ka filluar të merret me rastin, pasi thirrjen e kësaj kompanie për punësime masive e konsiderojnë si të dyshimtë.
“Referuar pyetjeve tuaja ju informojmë se drejtoria kompetente pranë Policisë së Kosovës, i posedon këto informacione dhe të njëjtat është duke i trajtuar në aspektin policor”.
RTK gjatë ditës kontaktoi kompaninë OBM Aviation në Hamburg. Një nga zyrtarët e saj e konfirmoi bashkëpunimin me kompaninë kosovare dhe vërtetësinë e kërkimit të punëtorëve.
Duke sugjeruar që për më shumë të bisedohet me përfaqësuesit e kompanisë kosovare BSB Aviation, zyrtarja nga kompania gjermane tha se kanë nevojë për 5 mijë punëtorë, që do të ngarkonin e shkarkonin valixhe, në aeroportet e Frankfurtit, Kolnit etj në Gjermani.
Kjo zyrtare ia dha RTK-së emrin, mbiemrin dhe numrin kontaktues të personit të autorizuar në Kosovë.
Megjithatë, kontakti me këtë person ishte i pamundur meqë telefoni vazhdimisht ishte i mbyllur.
Ndërkohë, RTK ka gjetur se në Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, kompania BSB Aviation është regjistruar vetëm pesë ditë më parë.
Kapitali i saj është vetëm 1 mijë euro kurse selia ndodhet në Prizren.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=99&v=DhY5LZHFXTk
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë













