Kosova
Cila është strategjia e Qeverisë “Kurti” për liberalizim të vizave?
Qeveria ka planifikuar ndërmarrjen e disa hapave për arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës
Qeveria Kurti 2 ka miratuar programin e saj qeverisës më 7 maj të këtij viti. Në mesin e pikave që përfshihen në këtë program është edhe liberalizimi i vizave.
Synimi i kësaj qeverie është që liberalizimi i vizave të rikthehet nga një “proces i politizuar” në një “proces teknik”.
Qeveria ka planifikuar ndërmarrjen e disa hapave për arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Hapi i parë, kjo qeveria planifikon të jetë shmangia e ndikimit politik në organet e drejtësisë.
“Qeveria zotohet dhe siguron respektimin e parimeve të ndarjes së pushteteve, si vlerë themelore e rendit demokratik dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në faqen 21 të programit, raporton Sinjali, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës po ashtu zotohet se brenda një periudhe të shkurtër do të kompletojë kornizën e politikave për sistemin e drejtësisë, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare.
Ndërsa, në një periudhë afatmesme qeveria premton se do të zhvillojë procesin e vettingut në drejtësi dhe në institucionet e rendit dhe sigurisë publike, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












