Maqedonia
Cilat dokumente duhet të ndërrohen në Maqedoni pas ndërrimit të emrit?
Pasi që është miratuar emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet zyrtare që qarkullojnë për përdorim ndërkombëtar si: Pasaporta, patentë shoferi, memorandumet, dokumentet doganore, duhet patjetër të ndërrohen në afat prej pesë viteve, raportojnë mediat në Maqedoni.
Ndërsa ato dokumente për qarkullim të brendshëm si letërnjoftimet, certifikatat, shtetësitë duhet të ndërrohen paralelisht me hapjen e kapitujve adekuat negociues për anëtarësim në BE.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur se, ky proces do të nis gradualisht duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje me përdorim të përgjithshëm, përcjell albinfo.ch.
Por këto ndryshime do të duhet të bëhen gradualisht, duke përcaktuar një periudhë kohore, ku kryeministri maqedonas përmendi edhe diplomat, që duhet të ndërrohen brenda 5 viteve.
Me këtë të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve të tjera zyrtare, që duhet të jenë valide dhe që do të shërbejnë për nevojat e tyre.
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale













