E-Diaspora
Cilat ishin motivet e vrasjes së dyfishtë në Bazel?
Policia zvicerane ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për motive terroriste, derisa ende nuk dihet saktësisht pse ka ndodhur vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri. Dy të dyshuar nga Evropa Lindore janë ende në arrati
Janë dhënë detaje të tjera nga tragjedia që ndodhi në Bazel, ku dy shqiptarë mbeten të vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur, raporton albinfo.ch.
Sipas policisë dorasit e kësaj vepre nuk kanë pasur motive terroriste. Lokali në të cilën ndodhi tragjedia ka qenë e njohur edhe më parë për lidhjet e saj me botën e drogës, shkruan ‘guardian.ng’.
“Ajo ka qenë e lidhur dhe e njohur për lidhjet e saj me botën e drogës”, ka thënë një banor për gazetën “Basler Zeitung”. “Megjithatë, prej që kur është ndërruar pronari ka qenë një lokal i zakonshëm”.
Pas të shtënova, personat e armatosur që besohet se janë rreth të 30’-tave janë larguar drejt stacionit të trenit. Transmetuesi publik RTS ka raportuar për organizatat kriminale shqiptare në Zvicër që kanë lidhje me trafikimin e heroinë, por policia ka shtuar se motivohet ende janë të paqarta.
Policia zvicerane gjithashtu ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur dy personat që kanë shkaktuar këtë krim dhe besohet se janë nga Evropa Lindore. Kujtojmë që një 28-vjeçar dhe 39-vjeçar shqiptarë mbetën të vrarë, derisa një 24-vjeçur ka mbetur i plagosur rëndë.
Derisa motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, shumë banorë lokalë besojnë se është hakmarrje, duke u bazuar në informacionin se në Shqipëri hakmarrja është shumë e përhapur, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.
Gjithashtu as motivet kombëtare nuk janë përjashtuar, pasi në lokalin ‘cafe 56’ kishte mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ndërsa nuk mungon as flamuri kombëtar, si dhe flamuri me Isa Boletinin e Ismail Qemailin.
Por, policia ka dhënë edhe detaje tjera. Ajo ka thënë se dy burra kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar e më pas kishin ikur. Dy burrat 30 deri në 40 vjeçar janë 175 cm dhe kishin rroba të errëta. Njëri prej tyre kishte xhaketë lëkure ngjyrë kafe ose të zezë. Edhe sipas ‘polizeiticker.ch’ të dyshuarit janë nga Evropa Lindore.
Policia gjithashtu ka dhënë edhe numrin në shërbim për ata që kanë informacione: 061 267 71 11.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku












