Lifestyle
Cilat janë 10 modelet më të paguara?
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë
Për të dytin vit radhazi, Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga “Forbes”.
Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen.
Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha “Adidas”, “Estée Lauder” dhe “Calvin Klein”, transmeton “ATSH”.
Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me “Swarovskin”, “Away” dhe “Adidas”. Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Lista
1) Kendall Jenner: 22.5 milionë dollarë;
2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë;
3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milionë dollarë;
5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë;
7) Gigi Hadid: 9.5 milionë dollarë;
8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë;
10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














