Kosova
Cilat janë deputetet e reja të PDK-së?
PDK kishte përfunduar zgjedhjet partiake para zgjedhjeve
Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Besa Ismaili, Filloretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi do të jenë deputete të PDK-së në Legjislaturën VII.
Këngëtarja Eliza Hoxha ka arritur sukses dhe është bërë deputete. S’e ka pasur fatin e kolegeve të saj nëpër parti tjera që kanë dështuar të bëhen përfaqësues të popullit.
Ajo ka pasur numrin tre në listën PDK-së, ndërsa kanë votuar pro saj 9 mijë e 256 votues.
E dyta në PDK në listën e grave deputete është Ariana Shoshi-Musliu. Ajo ka marrë 8 mijë e 778 vota.
Mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, Envegjia, është bërë përsëri deputete. Ajo ka marrë 8 mijë e 333 vota.
Ganimete Musliu vazhdon të përfaqësojë PDK-në në Parlamentin e Kosovës. Ajo ka fituar edhe në këtë mandat të bëhet përfaqësuese e popullit. Ka marrë 8 mijë e 240 vota.
Pjesë e Parlamentit të Kosovës do të jetë edhe ish-gazetarja e RTK-së. Blerta Deliu-Kodra ka marrë 8 mijë e 78 vota.
Edhe gruaja me mbulesë, Besa Ismaili, ka arritur të bëhet deputete. Pavarësisht se është renditur e dyta në listën e grave në garën për deputete, ajo ka arritur të marrë vetëm 7 mijë e 876 vota.
Filloretë Zejnullahu është treguar më e fuqishme se ish-komandantët e UÇK-së së Zonës së Llapit. Ka arritur të marrë 7 mijë e 33 vota dhe do të jetë deputetja e vetme nga Podujeva në listën e PDK-së.
Këto të dhëna i ka siguruar Gazeta Express në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nga Qendra për Numërimin e Rezultateve.
Humbësja e garës për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, do të jetë pjesë e Parlamentit. Ajo ka marrë 6 mijë e 226 vota.
PDK, për herë të parë prej pasluftës, doli e treta dhe ka vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate ka pasur pozitën e Kryeministrit ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera.
Kadri Veseli ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në krye të PDK-së dhe s’ka dhënë asnjë shenjë se mund të largohet nga udhëheqja e partisë.
PDK kishte përfunduar zgjedhjet partiake para zgjedhjeve derisa ende s’ka emëruar as nënkryetarët dhe as Kryesinë. Vazhdon të funksionojë vetëm me kryetarin në detyrë dhe Këshillin Drejtues, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz













