Maqedonia
Cilat janë kushtet e mësimdhënësve për të nisur mësimin në Maqedoni
Ata duan që mësimdhënësve dhe punonjësve teknik nëpër shkolla tu rriten pagat për 25 %
Rreth 260 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme si dhe rreth 20 mijë nxënës të klasës së parë ndryshe nga çdo fillim shtator nuk u ulën në bankat e tyre shkollore në Maqedoninë Veriore.
Mësimdhënësit e tyre u hodhën në grevë. Nga sindikata e mësimdhënësve thonë se me Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë Veriore do të negociojnë deri në fund të shtatorit. Nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave, atëherë do të marrin masa më radikale, raporton Alsat.
“Ekzistojnë më shumë opsione, nga protestat masive, grevë të përgjithshme, bllokim të autostradave, pikave pagesore, rajoneve qendrore të kryeqytetit dhe të tjera. Pra, me masa legjitime të presionit që mund t’i shfrytëzojë sindikata jonë”, është shprehur Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht se nuk u mbajtën aktivitet e rregullta të parashikuara për ditën e parë të mësimit, për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, procesi mësimor ka filluar normalisht dhe arsimtarët janë paraqitur në vendet e tyre të punës.
Nëpër shkolla atmosfera ishte e heshtur. Në shkollën fillore ‘Rajko Zhinzifof’ në Çair, drejtoresha Burbuqe Ymeri tha se nxënësit nuk kanë ardhur pas njoftimeve për grevë në media. Ndërsa mësimdhënësit shtojnë se meritojnë jetë të denjë.
Në SHF “Liria” kishte program të posaçëm për nxënësit e klasës së parë. Arsimtarët dhe nxënësit e klasave të tjera nuk ishin të pranishëm. Zv.drejtori Nuri Rexhepi tha se nuk mund të anulonin aktivitetin e përgatitur paraprakisht.
SASHK-u dhe Ministria e Arsimit një kohë më të gjatë përpiqen te gjejnë gjuhë të përbashkët për përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve.
Ata duan që mësimdhënësve dhe punonjësve teknikë nëpër shkolla t’u rriten pagat për 25 %.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












