Lajme

Cilat janë qytetet më të mira në botë për të vrapuar?

Në përgjithësi, Europa është kontinenti më i mirë për atletët, sipas hulumtimit, me tetë nga 10 qytetet më të mira të vendosura në kontinent, ndërsa Australia mban dy vende.

Nga cilësia e ajrit, te kushtet e rrugëve, këtu janë 10 qytetet më të mira në botë për të vrapuar:

10. Kopenhagen është qyteti me sasinë më të ulët të emetimeve të CO2 të trafikut në indeks. Temperatura mesatare prej 10 C dhe niveli i lagështisë prej 79 për qind e bëjnë atë një opsion shumë të mirë për vrapuesit për sa kohë që ata janë të përgatitur për mot të ftohtë dhe të lagësht.

9. Barcelona. Megjithëse hapësira e gjelbër është e kufizuar, ky qytet është i përsosur për një vrapim urban për shkak të rezultatit 100/100 për ecjen dhe emetimin e ulët të CO2 të trafikut.

8.Sidnei. Në pozitën e tetë është i pari nga dy qytetet australiane që hynë në top 10 të indeksit, Sydney. Me një rezultat ecshmërie prej 100/100, temperaturën e tij 17 gradë Celsius dhe një nivel shumë të ulët lagështie prej 57 përqind, Sidnei dhe plazhet e tij mahnitëse si Bondi ose Marley Beach krijojnë kushte për atletët.

7.Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë shënon 99/100 për ecjen dhe temperatura mesatare prej 18 gradë Celsius e bën vrapimin nëpër rrugët e tij të bukura dhe shumëngjyrëshe një përvojë të nivelit tjetër.

6. Berlin. Në pozitën e gjashtë është Berlini, një nga qytetet më të sheshta në botë. Kryeqyteti i Gjermanisë gjithashtu ka emetime shumë të ulëta të CO2 në trafik, që do të thotë cilësi më e mirë e ajrit për vrapimin tuaj.

5.Stokholm. Me emetime dukshëm të ulëta të CO2 në trafik dhe një rezultat ecjeshmërie prej 99/100, Stokholmi është një mjedis i mrekullueshëm për vrapim. Temperatura mesatare e ulët prej 10,5 gradë Celsius dhe lagështia e lartë (75 për qind) mund të nënkuptojnë se rekomandohen pajisje të papërshkueshme nga uji kur vraponi nëpër këtë qytet.

4. Në pozitën e katërt të parë është një nga qytetet më të lashta të globit, Roma. Kjo parajsë e adhuruesve të ushqimit është gjithashtu një nga qytetet më të mira për vrapuesit me një temperaturë mesatare prej 17,5 gradë Celsius, një rezultat të cilësisë së ajrit 12/100 dhe një rezultat të ecjes 99/100.

3. Melburni është në treshen e parë. Ky qytet, i njohur gjithashtu si ‘Kryeqyteti Sportiv i Botës’, shënon 99/100 për ecjen dhe ka një temperaturë mesatare prej 17 gradë Celsius. Me një nivel të ulët lagështie (52 për qind) dhe një rezultat shumë të lartë të cilësisë së ajrit, ky vend në gji ka kushtet perfekte për vrapim, duke përfshirë Kopshtin Botanik Mbretëror Victoria.

2. Santa Cruz de Tenerife, Spanjë.Me 82 për qind të tokës së saj të përbërë nga hapësira të gjelbra dhe një temperaturë mesatare prej 22 C, Santa Cruz de Tenerife qëndron në pozitën e dytë.

1. Vjena. E kurorëzuar si qyteti më i mirë për vrapuesit, Vjena shënon 100/100 për ecshmërinë, duke e bërë përvojën e vrapimit në të gjithë qytetin shumë të qetë si dhe duke ofruar shumë hapësirë të gjelbër. /Euronews