Bota
Cilat janë shtetet më të rrezikshme për të jetuar
Në këtë sondazh u pyetën rreth 18,135 emigrantë që janë zhvendosur në 187 shtete të ndryshme, nga Gjermani në Groelandë
A keni menduar shpeshherë të ndërroni shtet dhe të shpërnguleni diku tjetër, por jeni stepur vetëm sepse jeni të shqetësuar për nivelin e sigurisë së atij vendi?
Sipas një sondazhi të kryer nga “InterNations”, “2018 Expat Insider”, këshillohet që nëse doni të jetoni në një vend të sigurt atëherë, Amerika nuk është zgjedhja e duhur për ju.
Në këtë sondazh u pyetën rreth 18,135 emigrantë që janë zhvendosur në 187 shtete të ndryshme, nga Gjermani në Groelandë.
Sipas këtij sondazhi, lista më disa prej qyteteve më të rrezikshme për të jetuar u bazua në faktorë të tillë si siguria personale, qëndrueshmëria politike dhe kosotoja e jetesës, transmeton “ATSH”.
Sipas këtij sondazhi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vend të 13 të kësaj liste. Të gjithë personat që kanë emigruar në shtete të tjera shprehen se një ndër arsyet kryesore se përse e kanë bërë një gjë të tillë është sepse ata nuk ndiheshin më të sigurt në shtetin e Amerikës, shprehet Malte Zeeck, CEO-ja i InterNations, përcjell albinfo.ch.
Mungesa e sigurisë ndaj fëmijëve është një arsye tjetër shumë e fortë që detyron një numër të madh njerëzish të largohen nga SHBA-ja. Vetëm 17 për qind e të intervistuarve mendojnë se Amerika është e sigurt për fëmijët e tyre.
Vendi më i rrezikshëm në botë për të jetuar, ai që renditet i pari në këtë listë është Brazili, ku ndërthuren të gjithë faktorët që detyrojnë një pjesë të madhe të njerëzve të largohen. Këtu jeta është e pasigurt, paqëndrueshmëria politike e lartë, padrejtësitë sociale janë të shumta dhe niveli i krimit po rritet dita ditës.
Lista
Brazil
Afrika e Jugut
Kenia
Peruja
Turqia
Argjentina
India
Egjipti
R. Dominikane
Kolumbia
Filipinet
Meksika
SHBA
Myanmar, Australi
Indonezi
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












