Maqedonia

Cilat parti fituan në Maqedoninë Veriore

Votat në 90% të komunave në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet lokale të mbajtura sot janë numëruar.

Në shumicën e komunave përfshirë edhe kryeqytetin Shkupin ka fituar opozita dhe ka humbur Zoran Zaev.

Ka humbur shumica pavarësisht se janë zgjedhje lokale.

Pas këtij rezultati Maqedonia e Veriut mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Lidhja Besa” fiton zgjedhjet në Tetovë me shumicë shqiptarësh, ndërsa kryetarja Teuta Arifi ka pranuar humbjen.

Kandidatja e pavarur Danela Arsovska duket se udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit. Janë numëruar 52,55% e votave në qytetin e Shkupit dhe ajo udhëheq me gati 20 mijë vota para, ose në përqindje me mbi 60%. Kryetari aktual, Petre Shilegov, ka arritur të marrë vetëm 43.413 deri më tani, përcjell albinfo.ch.

BDI fitoi në: Strugë, Kërçovë, Dollnen, Çair, Bogovinë, Tearcë, Haraçinë, Saraj, Likovë dhe Pllasnicë.

Kurse opozita “Aleanca për shqiptarët” dhe “BESA” fitoi në: Tetovë, Gostivar, Vrapçisht, Zhelinë dhe në Dibër.