Bota
Cilat punë po rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale
Cilat punë po rrezikohen nga Inteligjenca Artificiale
Sa më shumë po zhvillohet Inteligjenca Artificiale, aq më shumë po flasim për vendet e punës që do të humbasim, apo ndryshojmë, prej saj.
Megjithatë shumë pak po përmenden profesionet e reja, që do të krijohen në Evropë, falë Inteligjencës Artificiale.
“Profesioni i parë është Prompt Menaxher apo Përkthyesit e IA-së. Këta janë individë në kompani që shkruajnë Promt-e dhe ua ndajnë stafeve për të optimizuar punën. P.sh. ti je gazetare, ai thotë këto janë promtet e tua për të shkruar një artikull sa më interesant, në mënyrë që kur të kërkohet në faqen top-channel.tv një material për profesionet e reja që krijon IA-ja, kjo video që ne po realizojmë tani bashkë, të indeksohet dhe të dalë më i shikuari në Google, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Profesion tjetër është Përgjegjës për Etikën në IA. Ata duhet të sigurohen që përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e rekrutimeve apo ndikimi i saj të punonjësit të jetë i ekuilibruar dhe i drejtë.
Automatizimi i Proceseve, Standard Operation Processing, ky profesion do të ndihmojë çdo punonjës që të optimizojë punën e vet.
Një profesion tjetër është IA Prediction Analyzer. Janë individë që do t’i japin parashikime të ndryshme kompanisë, si do të shkojnë financat, të ardhurat, shpenzimet etj.
Trajnues IA, është profesion tjetër i ri. Na duhet p.sh një chatbot për Inteligjencë Artificiale, për Real Estate. Marrim disa agjentë imobiliarë, shkruajnë ata gjithë përvojën e tyre, psh. çfarë i shkruhet klientit kur pyet për diçka, si është kontrata e shitjes, kontrata e qirasë, etj. Këta profesionistë të rinj krijojnë këto chatbot-e që bizneset të reagojnë më shpejt, sikur të kishin një agjent imobiliar në staf.
Në Shqipëri këto profesione, duke qenë se ne kemi një popullsi të vogël, IA, do ta ndihmonte një shtet të vogël, që nëse do të kërkonte 50 veta staf për 1 punë, tashmë do të duhen 10 veta. Në Shqipëri këta 10 veta edhe është vështirë të gjenden, por që nëpërmjet IA-së këta njerëz do të punonin sikur të ishin 50‘, shpjegon eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












