CH-Ballkani
Cilat vende evropiane janë më shumë të prekura nga varfëria
Sipas të dhënave të vitit 2023, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është vlerësuar 19.7%
Në vitin 2023, rreth 16.2% e popullsisë së BE-së, ose rreth 71.7 milionë njerëz ishin në rrezik të varfërisë, referuar të dhënave të “Agjencisë Evropiane të Statistikave”.
Ndërkohë, në Shqipëri, numri i individëve nën këtë kufi u vlerësua në rreth 545,400, një ulje prej 5.4% krahasuar me vitin 2022, kur ky tregues ishte 576,316 individë.
Sipas të dhënave të vitit 2023, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është vlerësuar 19.7%. Ky tregues vlerësohet 3.5 pikë përqindje më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, por rreth 3 pikë më i ulët se në Letoni dhe Estoni, të cilat kryesojnë Evropën me normën më të lartë të rrezikut për të qenë të varfër, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në Letoni dhe Estoni rreth 22.5% e popullsisë ishin në rrezik të varfërisë, ndërkohë vendet që pasojnë me vlerën më të lartë të varfërisë relative janë Rumania, Turqia, Lituania, Bullgaria dhe Spanja.
Por në cilat vende të Evropës njerëzit janë më pak të rrezikuar nga varfëria?
Vlera më e ulët sa i përket treguesit të varfërisë regjistrohet në Çeki me 9.8%, Norvegji me 11.5%, Danimarkë me 11.8% dhe Irlandë me 12%
Ajo që vihet re nga të dhënat e analizuara është ngushtimi i hendekut mes Shqipërisë dhe mesatares evropiane, pasi në vitin 2022 diferenca përllogaritej në 4.1 pikë përqindje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër











