Lajme
Cilët janë tërmetet më të fortë në Turqi
Tërmeti vdekjeprurës që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë, i cili u ndje në Siri, Liban dhe Izrael, ishte po aq i fortë sa ai i vitit 1939, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në Turqi.
Me magnitudë 7.8, tërmeti i së hënës në Turqi kishte të njëjtën forcë goditëse me lëkundjet e vitit 1939, kur u vranë 30 mijë njerëz, shkroi në Twitter Stephen Hicks, një studiues në sizmologji në Kolegjin Imperial në Londër.
Turqia, një vatër e aktivitetit sizmik, ndodhet në Pllakën e Anadollit, e cila kufizohet me dy çarje të mëdha.
Lëkundjet e tokës përgjatë dy dekadave kanë shkaktuar shkatërrime fatale.
Tetor 2020
Një tërmet me magnitudë 7 afër Samos, një ishull grek në detin Egje, pranë bregut të Turqisë, vrau të paktën 24 njerëz në Turqi dhe shkaktoi më shumë viktima në Greqi.
Janar 2020
Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi Turqinë lindore, duke vrarë të paktën 22 persona, duke plagosur qindra dhe duke shkaktuar lëkundje në Siri, Gjeorgji dhe Armeni.
Tetor 2011
Një tërmet me magnitudë 7.2 në Turqinë lindore vrau të paktën 138 persona dhe plagosi rreth 350. Tërmeti ishte me qendër në provincën Van, jo shumë larg kufirit me Iranin dhe u ndje fort në fshatrat përreth dhe disa pjesë të Irakut verior.
Mars 2010
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi gjithashtu Turqinë lindore, duke vrarë 51 persona. Një fshat u shkatërrua kryesisht dhe katër të tjerë u dëmtuan rëndë. Një tërmet i dytë me magnitudë 5.6 goditi më pas të njëjtën zonë, mes dhjetëra pasgoditjeve.
Gusht 1999
Një tërmet me magnitudë 7.4 që goditi qytetin perëndimor turk të Izmit vrau më shumë se 17,000 njerëz./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










