Fun
Cili është brendi më i fortë i aviacionit në botë?
Kompania ajrore ruse "Aeroflot", e cila ka qenë subjekt e kritikave për shkelje të rregullave të sigurisë dhe për pilotë të dehur, është zgjedhur brendi më i fortë në botë i aviacionit, shkruan "Daily Telegraph".
Kompania konsulente “Brand Finance” njoftoi se “Aeroflot” ka tejkaluar linjat ajrore më të mëdha në SHBA dhe Lindjen e Mesme, për vlerësim tri herë “A”. Edhe pse nëntë kompani ajrore kanë një vlerësim të ngjashëm nga tri herë “A”, “Brand Finance” vlerëson “Aeroflot” si brendin më të fuqishëm, duke theksuar sponsorizimin e Manchester United, ekuipazhin e ri dhe investimet në fushën e marketingut, veçanërisht në Azi.
30 faktorë janë marrë parasysh gjatë vlerësimit të fuqisë së brendit, duke përfshirë të dhënat mbi madhësinë e flotës, jetëgjatësinë mesatare të flotës, masat e sigurisë, numri i punonjësve, investimet e kompanisë, performanca financiare dhe operacionale, besnikërinë e konsumatorit dhe vlerësimi i rëndësishëm i “Skytrax” dhe “IATA”.
“Lajmi mund të jetë i habitshëm për evropianët dhe amerikanët e Veriut, të cilët i njohin linjat ajrore më të mira perëndimore dhe persiane. Fuqia e brendit “Aeroflot” vjen pjesërisht nga dominimi i saj në tregun e brendshëm”, shkruan “Brand Finance”.
“American Airlines” është markë e aviacionit më fitimprurëse para “Delta”, “United”, “Emirates” dhe “Southwest”, ndërsa kompania ruse është vetëm në vendin e 26-të. “British Airways” ka humbur pesë vende këtë vit, duke u radhitur e nënta, “EasyJet” ngjitet dy vende, në të 19-tin, ndërsa konkurrenti i saj me kosto të ulët, “Ryanair”, është në vendin e 22-të.
Standardet për siguri të “Aeroflot” janë aktualisht ndër më të mirat në industri. “AirlineRatings.com”, e cila vlerëson ndjeshmërinë e linjave ajrore në bazë të kritereve të shumta, i jep maksimumin, shtatë yje, kompanisë ajrore ruse.
E-Diaspora
-
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi Nëntë kompani kosovare marrin pjesë në “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2026”, me mbështetjen e MINT/KIESA... -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Në Davos, Trump pritet të mbajë fjalimin më të ndjekur në WEF Qasja e kufizuar, Trump flet përballë delegatëve kryesorë në Davos... -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Air Force One pëson defekt, Trump mbërrin me vonesë në Zvicër për WEF -
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000%












