Lajme
Cili kanton në Zvicër ka gjobat më të larta për tejkalim shpejtësie?
Në varësi të shpejtësisë që po ecni, dënimet për shpejtësi mund të jenë të rënda, por gjithashtu do t’ju duhet të paguani kostot administrative përkatëse. Ja çfarë janë këto tarifa në kantone të ndryshme zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Ekziston një “Röstigraben” (një ndarje kulturore) kur bëhet fjalë për kostot që lidhen me shpejtësinë në rajonet franceze dhe gjermane të Zvicrës.
Tarifat administrative, të cilat mbulojnë shpenzime të tilla si ndërhyrja e policisë dhe tarifat postare, janë dukshëm më të ulëta në kantonet frëngjishtfolëse, sipas një studimi të ri të kryer nga një faqe për krahasimin e konsumatorëve, Comparis.ch.
Ky studim zbuloi se shoferët në Neuchâtel zakonisht goditen me kostot më të ulëta (50 franga në tarifat administrative), e ndjekur nga Lozana (60 franga), Friburgu (73 franga) dhe Jura (134).
Sidoqoftë, sa më shumë në lindje të Zvicrës të shkoni, aq më të larta janë çmimet në lidhje me shpejtësinë, raporton Comparis.
Në Bernë, tejkalimi i kufirit të shpejtësisë do t’ju kushtoj 200 franga, do të duhet të paguani 300 franga në Glarus, 350 në Appenzell. 370 në Lucern, 430 në Cyrih, 450 në Schaffhausen dhe 500 franga befasuese në Aargau. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














