Lajme
Çka ndodh me klientët pas bashkimit CS-UBS?
Qëllimi kryesor duket se ende mbetet puna me klientët. Autoriteti i Tregut Financiar (Finma), i cili miratoi marrëveshjen midis UBS dhe CS, thotë se të gjitha aktivitetet e biznesit të bankave mund të vazhdojnë pa kufizime apo ndërprerje. Kjo nënkupton që depozituesit të mbrohen, llogaritë, llogaritë e kujdestarisë dhe shërbimet e tjera (sportele, ATM, e-banking, karta debiti dhe krediti) mbeten të aksesueshme si zakonisht, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu të gjitha pagesat, si qiraja, pagat apo primet e sigurimit vazhdojnë të kryhen. Në të njëjtën mënyrë do të vazhdohet funksionimi edhe sa i përket borxhit hipotekor. I vetmi ndryshim i bie të jetë që interesi i paguhet UBS-së, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Dyshime janë ngritur edhe mbi sigurinë e depozitave të klientëve. Si pasojë e kësaj, ditët e fundit, deri në 10 miliardë franga në fonde të klientëve thuhet se kanë dalë nga CS çdo ditë. Megjithatë, depozitat e klientëve janë të siguruara nga likuiditeti i bankës. Në fakt, nuk ka asnjë arsye për të vrapuar në sportele me shumicë dhe për të tërhequr para: Shumat deri në 100,000 CHF mbulohen nga sigurimi i depozitave, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











