Lajme
Çmenduria e pilotit me 195 pasagjerë
Piloti i avion A320 në rrugë për Las Vegas, i nisur nga Nju-Jorku, ka terrorizuar pasagjerët gjatë fluturimit, duke bërtitur: Al-Kaida! Terrorizëm!”. Avioni në fjalë është detyruar të lëshohej urgjentisht.
Të martën në mëngjes fluturimi nga Nju-Jorku për në Las Vegas veçse kishte filluar si zakonisht. Por këtë herë pasagjerët e aeroplanit të kompanisë ajrore Jet-Blue u ballafaquan me një situatë të jashtëzakonshme. Në gjysmë të rrugës piloti Clayton Osbon paraqitet ballë pasagjerëve (195 veta) sikur i çmendur. Me të dalë nga tualeti piloti fillon të vrapojë duke bërtitur: “Së pari Iraku, pastaj Afganistani, dhe tani kjo!” Pasagjerët në rreshtat e parë shohin duke trokitur me vrull në derë të kabinës, ku mundohej të hyjë, por pa sukses. “Ai dukej sikur se ishte i çmendur”, tregon një pasagjer për shtypin amerikan. “Unë isha i sigurt që nëse ai do të kthehej në kabinë, do të bënte që aeroplani të rrëzohej”.
Bashkëpiloti, i shqetësuar nga sjelljet e “çrregullta” të kolegut të tij kishte përfituar nga momenti që piloti gjendej në banjë për të bllokuar derën e kabinës qendrore. Piloti, duke parë se nuk arrinte të hyjë më në kabinë, fillon të shtrëngojë duart dhe të ulërijë fjalët: “Iraku”, “Irani”, “Al-Kaida” dhe “terrorizmi”. Aty për aty, personeli mundohen ta qetësojnë atë, por më kot. Disa pasagjerë që po udhëtonin për në një konferencë të veçantë për sigurinë, vendosin të ndërhyjnë. Një ish-polic i Nju-Jorkut, Paul Babakitis dhe një ish-rojtar burgu, David Gonzalez, bllokojnë më në fund pilotin në gjendje “çmendurie”.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













