CH-Ballkani
Çmimet e shtrenjta të linjave ajrore ‘low cost’ në Shqipëri
Monitor në Tiranë ka realizuar një hulumtim së fundi për tri destinacione ku operojnë linja ‘low cost’ dhe çmimet e biletave që aplikohen nga secila. Konkretisht destinacionet janë Tiranë-Budapest -Tiranë, Tiranë-Amsterdam-Tiranë, Tiranë-Paris-Tiranë.
Me “Wizz Air”, një kompani hungareze e njohur për kostot e lira të fluturimit në gusht, çmimi më i ulët që ofrohet vetëm për vajtje në këtë destinacion është më datën 31 gusht, me një vlerë prej 109.99 eurosh, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë pas mbylljes së gushtit, me ardhjen zyrtare të vjeshtës, sipas Monitor duket se ka edhe një ulje të çmimeve që më 5 shtator prekin nivelin e 89.99 euro, për të vijuar me një rënie të mëtejshme në tetor, kur më datë 10 shtator arrijnë deri në 29.99 euro.
Për kahun e kundërt të udhëtimit, pra nga Budapesti drejt Tiranës, çmimet duket se janë më ekonomike. Në gusht ato mund të arrihen minimalisht me një çmim 24.99 euro, më 29 gusht, ndërsa në shtator ato prekin një nivel tjetër minimal prej 19.99 eurosh për person.
Tiranë-Amsterdam-Tiranë është linja e dytë që operohet nga kompania Transavia. Nga Tirana një biletë përgjatë gjithë gushtit është në limitet e 319 euro vetëm për vajtje, ndërkohë që në fillim të shtatorit dhe konkretisht më datë 4, çmimi ulet në 196 euro.
Në fund të shtatorit çmimi më i ulët arrin në 62 euro. Edhe në këtë rast, kthimi është më ekonomik, pasi nga Amsterdami në Tiranë mund të udhëtosh me një biletë që kushton maksimalisht 54 euro në ditët e mbetura të gushtit, por që në data të caktuara mund ta rezervosh edhe me 34 euro. I njëjti trend çmimesh ruhet edhe gjatë shtatorit dhe tetorit.
“Transavia” është e njëjta linjë që operon edhe në destinacionin Tiranë- Paris-Tiranë, ku nisja bëhet nga Tirana International, ndërkohë që në Paris avioni ulet në aeroportin e Orlit. Në gusht që të udhëtosh drejt Parisit të duhen të paktën 350 euro për vajtje, ndërkohe që ka dhe opsione më të lira si me 220 euro më 22 gusht.
Në shtator çmimet fillojnë të ulen në kufijtë e 220 eurove dhe 180 eurove për të njëjtin fluturim, për të kapur një nivel minimal prej 56 eurosh më 3 tetor 2017. Nga ana tjetër kthimi nga Parisi në Tiranë gjatë këtyre ditëve kushton nga 212 në 57 euro më 24 gusht. Në shtator dhe tetor çmimet luhaten maksimalisht nga 57-66 euro.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana













