Lajme

Çmimi i benzinës rritet në 12 cent për litër

Parlamenti zviceran do të vendosë taksë të re mbi çmimet e benzinës, duke rritur koston deri në 12 cent për litër.

Parlamenti ka rritur çmimet në mënyrë që të ndihmojë Zvicrën të përmbushë objektivat e saj në bazë të Marrëveshjes së Parisit.

Deri në vitin 2024, benzina duhet të kushtojë maksimalisht dhjetë cent më shumë, me atë që rritet në 12 cent në 2025, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Plani kaloi me një shumicë të qartë.

Mbështetësit e planit thanë se do t’i ndihmonte vendit të arrijë synimet e tij për uljen e karbonit.

Beat Jans nga Social Demokratët, tha se do të ishte një nxitje për zviceranët që të kalojë në lëvizshmëri elektrike.

Ministrja e Mjedisit, Simonetta Sommaruga tha se trafiku rrugor përbën një të tretën e emetimeve të gazrave serë të vendit dhe është burimi i vetëm më i madh.

Propozimi përfshin gjithashtu plane për të inkurajuar automjete me efikasitet të karburantit, përcjell tutje albinfo.ch.

Plani mori kundërshtim nga partitë e qendrës dhe të krahut të djathtë, me FDP dhe SVP, të dy duke argumentuar se maksimumet duhet të vendosen në 8 dhe 10 cent për litër në 2024 dhe 2025.