Lajme
Çmimi i energjisë shënon sërish rekord
1 MWh energji për orën 17:00 këtë të martë kushtonte 733 euro MWh.
Çmimet e energjisë në Bursën e Hungarisë nuk po ndalin rritjen. Të hënën ky çmim ishte 510 euro/MWH në bazë dhe 596 euro në pik.
Ky është çmimi rekord i arritur në pik që nga nisja e krizës vitin e shkuar nxitur më pas edhe nga lufta Rusi-Ukrainë (shiko grafikun: Çmimi i energjisë në pik dhe bazë, në Bursën e Hungarisë). Ndërkohë për datën 26 korrik çmimi i energjisë pësoi një ulje të lehtë me 1.8% në bazë por rritje me 0.18 për qind në pik në raport me një ditë më parë.
Në analizën e 24 orëve rezulton që për orë të caktuara në pik çmimi i energjisë të ketë arritur nivele të paimagjinueshme. Për shembull 1 MWh energji për orën 17:00 këtë të martë kushtonte 733 euro MWh.
Çmimet që nisën një rritje graduale mes 300-400 eurosh në bazë dhe me luhatje mbi këtë në pik në fillim të korrikut po kthehen në një shqetësim serioz në Europë. Problemi më i madh me të cilën po përballen vendet lidhet me paparashikueshmërinë e situatës se ku mund të ndalet rritja.
Shqipëria vijon të mbetet e ekspozuar ndaj çmimeve të larta të bursa për shkak të situatës problematike hidrike. KESH prej disa javësh po bazonte furnizimin në vend duke ruajtur një raport 50/50 për prodhimin dhe importin duke tentuar një përdorim konservator të kaskadës së Drinit për të ruajtur rezervën energjetike.
Por rritja e frikshme e çmimeve gjatë javëve të fundit dhe sidomos këto ditë ka bërë që Korporatat ë plotësojë shumicën e kërkesës që Furnizuesi i tregut të Lirë ka përmes prodhimit të kaskadë. Ky prodhim varion nga dita në ditë por referuar datës 25 korrik KESH prodhoi rreth 73 për qind të energjisë në kaskadën e Drinit ndërkohë që pjesa tjetër është blerë në tregun e parregulluar.
Importet e energjisë kanë arritur deri më tani afër nivelit që Shqipëria shpenzoi thuajse një vit më parë për gjithë vitin ndërkohë që qeveria ka sinjalizuar se importet mund të kërkojnë 500 milionë euro këtë vit teksa problem mbetet mundësia për të gjetur energji të disponueshme në treg.
Në panoramën e zymtë globale të energjisë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tashmë rritja globale për energji është duke u ngadalësuar nxitur nga dobësia ekonomike dhe çmimet e larta. Ndërkohë që prodhimi nga burimet e rinovueshme po rritet më shpejt sesa kërkesa në 2022 duke çuar në një ulje të lehtë të emetimeve të karbonit pavarësisht se ka një rritje të përdorimit të qymyrit në Europë për shkak të krizës së gazit./monitor
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim