Bota

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët për më shumë se një vit

Çmimet e naftës ranë me mbi 4 për qind dje, në një nivel të ulët për më shumë se një vit, pas shqetësimeve mbi tepricën e furnizimit dhe kërkesën e ulët.

Rënia e çmimeve të naftës u ndikua gjithashtu nga rënia e tregjeve të aksioneve në botë, pas vendimit të Fed për të rritur normat e interesit, raportoi Reuters, përcjell albinfo.ch.

Nafta amerikane (WTI) ishte më e lirë në një kohë për 2.35 dollarë për fuçi, ose 4.9 për qind, me një çmim prej 45.82 dollarë, ndërsa nafta tjetër “Brent” ishte  më e lirë me  2.60 dollarë, ose 4.5 për qind, në 54.64 dollarë për fuçi, më e ulët që nga shtatori 2017.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) dhe prodhuesit e tjerë të naftës ranë dakord të ulin prodhimin me 1.2 milionë fuçi në ditë këtë muaj, në një përpjekje për të rritur çmimet.

Megjithatë, shkurtimet nuk do të realizohen deri në muajin e ardhshëm, ndërkohë që është regjistruar një rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Arabi Saudite, gjë që ka ulur çmimet e naftës.