Lajme
Cooper në Prishtinë për presion
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet nëdërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, do të qëndrojë sot në Kosovë. Ai thuhet se vjen për të sjellë propozimin evropian për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
Ardhjen në Kosovë të Cooperit e ka konfirmuar edhe Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.
Sipas mediave kosovare, pritet që Cooper të bëjë presion ndaj palës kosovare që të pranojë fusnotën dhe Rezolutën 1244, ndërsa si “lehtësim” për Kosovën përmendet të jetë edhe mendimi i GJND-së.
Kurse zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se e sigurt është se Prishtina s’e pranon praninë e Rezolutës 1244 në fusnotën e saj, e as heqjen e Republikës.
Përgjatë javëve të kaluara, Cooper kishte vazhduar kontaktet me delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal, përkatësisht rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.
Beogradi zyrtar vazhdon të insistojë që Kosova të përfaqësohet nën Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, ndërsa autoritetet kosovare kanë këmbëngulur, deri më tani, në përfaqësimin si shtet i pavarur.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










