Lajme
Coronavirusi: ‘’E gjithë bota duhet të veprojë’’ paralajmëron OBSH
E gjithë bota duhet të jetë në gatishmëri për të luftuar coronavirusin, ka thënë sot kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr.Mike Ryan.
Dr. Ryan vlerësoi reagimin e Kinës ndaj shpërthimit të virusit vdekjeprurës, duke thënë:
“Sfida është e madhe, por përgjigja ka qenë masive.”
OBSH do të mblidhet të enjten për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale shëndetësore.
Qyteti kinez Wuhan është epiqendra e shpërthimit.
Por virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe të paktën 16 vende në botë, përfshirë Tajlandën, Francën, SHBA dhe Australinë.
Më shumë se 130 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe afër 6.000 janë infektuar.
Nuk ka kurë specifike apo vaksinë deri tani kundër këtij virusi. Megjithatë, një numër i njerëzve janë rikuperuar pas trajtimit, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













