Sport
Curri, brohoritet si shpëtimtar i klubit Aue
Gazetat gjermane shkruajnë me tituj si “Curri ngre në Aue përmendoren e tij” ose “Perëndia e futbollit bëri që drejtësia të fitojë”
Futbollisti veteran shqiptar, 36 vjeçari Skerdilajd Curri, ka shkëlqyer në ndeshjen e të dielës që shkoi, kur ai me golin e tij shpëtoir në momentin e fundit skuadrën e tij të Bundesligës së dytë gjermane Erzgebirger Aue nga rënia pothuaj e sigurt në një kategori më poshtë.
Kaq shumë është vlerësuar ky gol i Currit sa që për të kanë shkruar shumë gazeta gjermane, me tituj si “Curri ngre në Aue përmendoren e tij” ose “Perëndia e futbollit bëri që drejtësia të fitojë” etj.
Pas këtij shkëlqimi, Skerdilajd Currit që luan për Aue-n që nga viti 2003 dhe që duhej të “pensionohej”, i rriten shanset që të vazhdojë lojën aktive në skuadrën e tij. Për “shpëtimtarin” Curri, gazeta Bild shkruan se përveç si lojtar aktiv, ai mund të angazhohet ehde si trajner me ekipin e dytë të klubit Aue.
I pyetur nëse e ka siguruar mbetjen në klub si futbollist profesionist, Curri thotë se ende mbetet për tu parë. Duhet biseduar edhe me drejtorin sportiv të klubit. Por kryesorja sipas tij është se ndjehet shumë mirë fizikisht dhe ende është në gjendje të japë kontributin e tij për klubin.
Para se të shkëlqente në ndeshjen e fundit, Skerdilajd Curri kishte një periudhë të rëndë, kur angazhohej vetëm rrallë në ndeshjet kampionale. Me golin shpëtimtar, ai duket se ka shpëtuar nga “zona e rrezikut”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












