Shkurt.ch
CVP/PDC “gjuan” votat e zviceranëve të diasporës
Në përpjekje për të fituar simpatinë e kësaj kategorie, ajo ka themeluar një rrjet enkas për zviceranët e jashtëm që e ka quajtur “CVP International”
Koha e zgjedhjeve nacionale të tetorit po afrohet ndërsa partitë po e rrisin mobilizimin e tyre për të fituar sa më shumë vota. Një ndër burimet e votave që e kanë identifuikuar partitë është edhe “Zvicra e pestë” siç quhet ndryshe mërgata zvicerane. E shpërndarë në gjithë botën, ajo vlerësohet se ka më shumë se 700 mijë veta, ose afërsisht çdo i dhjeti zviceran jeton jashtë vendit.
CVP/PDC, në përpjekje për të fituar simpatinë e kësaj kategorie ka shkuar më larg se partitë tjera: ajo ka themeluar një rrjet enkas për zviceranët e jashtëm që e ka quajtur “CVP International”.
Sekretarja e përgjithshme e partisë, Beatrice Wertli e ka konfirmuar këtë lajm të publikuar fillimisht në “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”. Ajo ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë truk në prag të zgjedhjeve por fjala është për një angazhim afatgjatë të CVP-së. Dhe, natyrisht, ka thënë ajo, edhe zviceranët që jetojnë jashtë janë zgjedhës të cilët synohen nga partitë.
Qëllimi i themelimit të rrjetit është lidhja e zviceranëve jashtë vendit të cilët ndajnë vlera të njëjta me partinë pastaj informimi i tyre mbi zhvillimet në vend si dhe pranimi i shqetësimeve që kanë ata.
Do të jenë katër bashkëkryetarë të cilët këtë seksion do të përpiqen ta popullarizojnë në mesin e 140 mijë personave me të drejtë vote në “Zvicrën e pestë”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













