Lajme
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi me mbi 1,700 bimë gjatë një kontrolli në Dietlikon dhe arrestoi operatorin
Të premten e kaluar, zyrtarët e Policisë Kantonale të Cyrihut inspektuan një strukturë të mbyllur në Dietlikon ZH ku dyshohet se prodhohej kërpi (kanabis) CBD.
Në vend të bimëve të pritura të CBD-së, shërbimet e emergjencës gjetën pothuajse 1,700 bimë kërpi që përmbanin THC dhe rreth 150 bimë mëmë, transmeton albinfo.ch.
Për sqarim: CBD është emërtimi për kanabidiol dhe, së bashku me THC, është kanabinoidi më i rëndësishëm që përmbahet në kanabis. Por, ndërsa THC është përgjegjëse për efektin dehës të kanabisit, CBD nuk ka efekt psikotropik dhe për këtë arsye nuk përfshihet në ligjin për Narkotikët.
Operatori i objektit, një kosovar 29-vjeçar, u informua për inspektimin me telefon dhe më pas u shfaq në vendngjarje, shkruan 20minuten.ch. Atje policia e arrestoi. Pasi u mor në pyetje nga policia, ai u lirua.
Sipas policisë, një kompani e specializuar ka çmontuar objektin dhe e ka asgjësuar siç duhet së bashku me bimët e kanabisit, përcjell albinfo.ch. Tani janë duke u zhvilluar procedura kundër operatorit, për shkelje të Ligjit për Narkotikët.
(Foto: KAPO Zürich)
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












