Lajme
Cyrih: Promovohet libri i Arta Hamidit kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë
Uster: Seminar për librin kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në shqip, gjermanisht dhe frengjisht
Në një event në Uster të Cyrihut-ut do të mbahet një seminar për librin kushtuar fëmijëve rreth bullizmit në tri gjuhë, në shqip, gjermanisht dhe frengjisht, shkruan albinfo.ch.
Ky event do të mbahet të dielën, më 05.11.2023, në Uster të Zürich-ut, përkatësisht në Berchtoldstrasse 10,8610 Uster ZH nga ora 12.
Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, por jo edhe vetëm. Arta Hamidi, edukatore e fëmijëve, ka shkruar libër për fëmijë në tri gjuhë të ndryshme, shqip, gjermanisht dhe frengjisht. Libri quhet UNË JAM UNIK. Ky libër u mëson fëmijëve respektin e veçantisë të gjithsecilit. Duke marrë parasysh që znj. Hamidi ka studiuar rreth zhvillimit të fëmijëve 0-4 vjeç këtu në Zvicër, e njeh rëndësinë e leximit për zhvillimin e trurit të fëmijëve dhe emocionet e tyre. Përgjatë këtij seminari do të bëhet promovimi i librit të parë për fëmijë në 3 gjuhë dhe gjithashtu do të ketë mësime rreth bullizmit.
Edukatorja Arta Hamidi punon me fëmijë që nga viti 2013. Ka punuar në institucione të ndryshme dhe në familje private këtu në Zvicër.
Gjatë kësaj periudhe ka marrë eksperiencë të madhe me një bagazh të gjerë rreth edukimit pozitiv të fëmijëve.
Duke marrë parasysh mënyrën e edukimit te populli ynë, ka marrë iniciativën të hapë një kanal të Instagramit dhe të YouTube për t‘i motivuar dhe informuar prindërit shqiptarë rreth edukimit pozitiv. Ka tashmë 3 vjet që motivon prindërit shqiptarë çdo ditë përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se zonja Hamidi ka zhvilluar seminarin e parë më 27.03.2022, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Por, kësaj radhe do të jetë edhe me prezentim të librit të saj të parë.
Edukimi është arma më e mirë për të mbrojtur një popull. Ky është misioni i Arta Hamidit.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Nëntor 2023
- Ora12:00
- LokacioniUster
- Data e përfundimit5 Nëntor 2023 - 14:00
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss












