Lajme

Cyrih: Radha e pasagjerëve zgjatet deri para ndërtesës së Aeroportit

Shkaktarë ishin pasagjerët që po prisnin aty përpara se të hapeshin sportelet dhe kontrollet e sigurisë, thonë në aeroport

Të dielën, në aeroportin e Cyrihut ishin krijuar radhë të gjata të pritjes, që në orët e para të mëngjesit. Shkaktarë ishin pasagjerët që po prisnin aty përpara se të hapeshin sportelet dhe kontrollet e sigurisë, transmeton albinfo.ch.

“Check-in hapet dy orë para fluturimit të parë, pra në orën katër ndërsa kontrolli i sigurisë në katër e gjysmë”, shpjegon për 20minuten një zëdhënëse e aeroportit. Megjithatë, shumë pasagjerë që kishin fluturime në orën gjashtë, shtatë apo edhe tetë të mëngjesit ishin tashmë atje që më parë.

Në veçanti në kontrollin e sigurisë, ky nxitim i rreth 6,000 pasagjerëve ka shkaktuar kohë më të gjata pritjeje dhe një radhë që mbërrinte deri para ndërtesës. Situata u qetësua në orën 06:15, citohet  zëdhënësja.

Normalisht, psagjerët këshillohen të jenë në aeroport të paktën tri orë para nisjes, përcjell albinfo.ch. Ose edhe më herët nëse e duan pasagjerët. Por për fluturimet herët në mëngjes, megjithatë, është mirë të shikohet orari i hapjes së sporteleve, thotë zëdhënësja. (nga)