Lajme
Cyrih: Vritet kosovari, plagosen gruaja dhe e bija
Në mëngjesin e të enjtes, si pasojë e një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut, ka vdekur një burrë dhe janë plagosur dy gra
Policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit i është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.
Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili sipas 20minuten.ch është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit. Mediat tjera nuk saktësojnë prejardhjen e të vrarit.
Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.
Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.
Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.
B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përcjell albinfo.ch. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.
Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.
Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.
Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS Këshilli Kombëtar i Zvicrës ka refuzuar propozimin për financim të përzier të pensionit të 13-të të... -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër -
Harta që llogarit hijen e çdo peme në Zvicër -
Kujdes nga gjobat e rreme të parkimit në Vaud, policia lëshon alarm -
Valë të nxehti në Zvicër: Si ta mbani shtëpinë dhe veten të freskët gjatë temperaturave të larta













