Lajme
Cyrihu, qyteti më i preferuar në botë nga super të pasurit
Cyrihu nuk është qyteti i vetëm zviceran që hyn në 10 favoritët kryesorë të pasanikëve të mëdhenj. Aty është edhe Gjeneva, e cila zë "vetëm" vendin e tetë

Cyrihu kryeson listën botërore të qyteteve të preferuara nga super të pasurit. Qyteti buzë lumit Limatt kështu po e zëvendëson në këtë listë metropolin e Francës, Parisin.
Por Cyrihu nuk është qyteti i vetëm zviceran që hyn në 10 favoritët kryesorë të pasanikëve të mëdhenj. Aty është edhe Gjeneva, e cila zë “vetëm” vendin e tetë, shkruan blick.ch
Kjo shihet në renditjen e bërë nga ndërmarrja britanike e pasurive të patundshme Barnes International.
Parisi ishte qyteti i preferuar i super të pasurve vitin e kaluar, por tani ai duhet të “kënaqet” me vendin e 7-të, transmeton albinfo.ch. Kjo listë e 50 metropoleve më të mira për mega-të pasurit përpilohet çdo vit nga Barnes International.
Kriteret e përpilimit të kësaj liste përfshijnë mundësitë financiare dhe arsimore, nivelin e taksave dhe angazhimin ekologjik të qytetit, shkruan Daily Mail. Por pandemia e koronës ka tronditur paksa listën. Sepse vitin e kaluar Cyrihu ishte vetëm i 30-ti, Nju Jorku i dyti.
Tani metropoli amerikan i miliona njerëzve, i cili është prekur nga kriza e Koronës, është në vendin e 11.
10 të parët
1. Cyrih (Zvicër)
2. Kopenhagë (Danimarkë)
3. Tokio (Japoni)
4. Miami (SHBA)
5. Stokholm (Suedi)
6. Londër (Britania e Madhe)
7. Paris (Francë)
8. Gjenevë (Zvicër)
9. Amsterdam (Holandë)
10. Sidnei (Australi)
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
ALBINFO.CH ORGANIZON TAKIM ELEKTORAL
Debat: Kush janë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet komunale në Vaud? ALBINFO.CH organizon takim elektoral të shtunën, më 27 shkurt 2021 nga ora 20.00...
-
Mjeku shqiptar në Zvicër tregon përvojën e tij pas vaksinimit kundër koronavirusit
-
Aprovohen afro 32 mijë vota nga diaspora
-
Video
Poeti Shqipton Rexhaj vjen me një album të ri rapi
-
Aksidentohet kosovari duke ikur nga policia me makinë të vjedhur
Jeta në Zvicër
-
ALBINFO.CH ORGANIZON TAKIM ELEKTORAL
Debat: Kush janë kandidatët shqiptarë në zgjedhjet komunale në Vaud? ALBINFO.CH organizon takim elektoral të shtunën, më 27 shkurt 2021 nga ora 20.00...
-
Zvicër: Këto relaksime hyjnë në fuqi nga e hëna, 1 mars
-
Berna, kryeqyteti zviceran i grave në politikë
-
Cilat kantone kanë vaksinuar më shumë kundër koronavirusit?
-
Qeveria vendosi: Definitivisht nuk ka hapje të restoranteve më 1 mars