Shqipëria

“Daily Mail” shkruan për terrorin që përjetuan turistët spanjollë në Shqipëri

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin

Ditët më parë pronari i një lokali në Jug të Shqipërisë, Mihal Kokëdhimën sulmoi disa turistët spanjoll që kishin ardhur për pushime.

Në lidhje me këtë gjest skandaloz të këtij pronari nga Shqipëria ka shkruar edhe e përditshmja britanike ‘Daily Mail’

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin.

‘Daily Mail’ ka publikuar videon e skandalit ku pronari i një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në lëvizje, ku ai vazhdon ta godas me grushte xhamin e përparmë.

Në videon që ka publikuar ‘Daily Mail’ është shpjeguar e gjithë ngjarja duke e quajtur si ngjarje shokuese sjelljen ndaj turistëve spanjoll.

Kujtojmë që 55 vjeçari Mihal Kokëdhima ka marrë masën arrest me burg. Ai ndoqi dhe dhunoi turistët spanjollë pasi ata nuk qëndruan për drekë tek restoranti i tij nga pakënaqësia me shërbimin. Teksa gjatë ditës së sotme autoritet kanë filluar rrënimin e restaurantit të tij përcjell Albinfo.ch.